Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiMuskujt e zhvilluar ndikojnë në jetëgjatësinë e njeriut

Muskujt e zhvilluar ndikojnë në jetëgjatësinë e njeriut

Studimi tregoi se grupi më i lartë i rrezikuar nga vdekjet para moshës 50-vjeçare ishte grupi i të rinjve me fuqinë më të ulët muskulore.

Meshkujt me muskuj jetojnë më gjatë se moshatarët e tyre me më pak muskuj. Në studimin e realizuar nga studiues suedezë, i cili zgjati 24 vjet dhe ku morën pjesë më shumë se 1 milion të rinj, është parë se meshkujt pa muskuj, të dobët në këmbë dhe në duar, rrezikohen më shumë nga obeziteti dhe tensioni i lartë dhe si rrjedhojë vdesin më herët. Në studim bëhet e ditur se fuqia e muskujve pasqyron shëndetin e përgjithshëm.

Nga rezultatet e studimit nuk duhet kuptuar pra se sportet e zhvillimit të trupit zgjasin jetën e njeriut.

Djemtë e rinj, të cilët ishin mbi mesataren e fuqisë muskulore rrezikoheshin 20 – 35 % më pak se të tjerët nga vdekjet e hershme të shkaktuara nga sëmundje të zemrës ose të enëve të gjakut.

Në të njëjtën kohë këta të rinj të cilët paraqisnin një mesatare 65% herë më të ulët në shfaqjen e çrregullimeve psikologjike si depresioni dhe skizofrenia dhe tentojnë 20 -30% here më pak të vetëvriten. Studimi tregoi se grupi më i lartë i rrezikuar nga vdekjet para moshës 50-vjeçare ishte grupi i të rinjve me fuqinë më të ulët muskulore.

Edhe studimet e realizuara mbi meshkujt e dobët dhe të shëndoshë dhanë të njëjtat rezultate. Meshkujt e fuqishëm mund të jetojnë më shumë se personat me një fuqi të ulët muskulore edhe nëse janë mbipeshë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments