Serbia vjet ka pasur vitin më të zi demografik qëkur mbahet statistika: Kanë vdekur 100 mijë persona e janë lindur më pak se 65 mijë foshnja.
Për të ndihmuar familjet me shumë fëmijë dhe që të nxisë familjet tjera për të pasur fëmijën e dytë ose të tretë, Serbia natalitetin e ka shpallur për prioritet.
Sivjet, për herë të parë janë ndarë 130 milionë dinarë (mbi 10 milionë euro), mjete pa kthim, për nxitjen e natalitetit.
Për këtë qëllim shteti serb ka paraparë ndihmat dhe mbështetjet financiare: Për fëmijën e parë rreth 38 mijë dinarë (mbi 310 euro), për të dytin 6 mijë dinarë ( 50 euro) në muaj, për të tretin 11 mijë dinarë (afër 100 euro) e për të katërtin 15 mijë dinarë (120 euro) për dy vjet, përcjell b92.
Me ligjin e ri që po hartohet në këtë shtet parashihet që nga viti i ardhshëm për fëmijën e parë të jepen 100 mijë dinarë (mbi 800 euro) e për secilin tjetër shuma do të shtohet.
Sipas statistikave, Serbia ka problem të madh me shtimin natyror të popullatës dhe ajo çdo vit është për një qytet më e vogël. Vetëm vjet kanë vdekur 100 mijë veta e janë lindur 65 mijë foshnja. Gjendja më e keqe është në jug e në juglindje. N ë raport me pjesët tjera të Serbisë, ku në 1 mijë banorë lindin 9 foshnja e vdesin 14 persona, në jug e në juglindje lindin 4 ose 5 foshnja e vdesin së paku 20 veta, përcjell koha.net.
Me 9 foshnja të induar në 1 mijë banorë, Serbi gjendet në vendin e 211-të në botë e me 13.6 vdekur gjendet pothuaj në krye, në vendin e nëntë.