Muki tregon a do të jetë PDSH-ja pjesë e koalicionit LSDM-BESA? (VIDEO)

0
21
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri në emisionin “Click Plus” në TV21 në pyetjen se nëse PDSH-ja do të jetë pjesë e koalicionit LSDM-BESA?, tha se nëse gjejnë gjuhë të përbashkët dera është e hapur.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë partitë politike për koalicionin të mundshëm parazgjedhor. Mbeten edhe disa ditë para Kongresit. Nëse gjejmë gjuhë të përbashkët, dera është e hapur dhe gjithçka është me qëllim nëse gjejmë gjuhë të përbashkët edhe lidhur me programet”, tha Zekiri./tv21