Tuesday, May 7, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMuhamed Zekiri përsëri ‘godet’ Xhaferin dhe Veljanovskin: Po fshehin raportet e shërbimeve...

Muhamed Zekiri përsëri ‘godet’ Xhaferin dhe Veljanovskin: Po fshehin raportet e shërbimeve sekrete (VIDEO)

Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë për kundërzbulim dhe Agjencisë për zbulim ende nuk ka shqyrtuar raportet e këtyre dy drejtorive për vitin 2018. Anëtari i këtij komisioni Muhamed Zekiri thotë se raportet e dy drejtorive në mes të muajit mars kanë arritur te kryetari i komisionit Trajko Veljanovski dhe kryetari i kuvendit Talat Xhaferi. Ai i fajësoi këta dy të fundit se nuk po thirrin seancën e komisionit dhe se në mënyrë të paligjshme po i mbajnë raportet dhe nuk po u shpërndajnë anëtarëve të komisionit.

“Nuk e dimë se çka fshihet pas kësaj, Kryetar i Komisionit është Ttrajko Veljanovski që i përket opozitës dhe opozita nuk dëshiron të shqyrtohen raportet e shërbimeve sekrete. Në vend se ata të insistojnë të bëhet kjo punë ata nuk e thirrin seancë. Kemi tentuar disa herë që të jemi në kontakt unë dhe kolegët e mi që jemi anëtarë, me Trajko Veljanovskin për ta pyetur pse nuk e thirr seancën, nuk kemi arritur ta kontaktojmë. Kemi vërë me dijeni edhe kryetarin e parlamentit i cili e ka raportin dhe nuk na shpërndanë. Ai ka drejtë nëse Veljanovski nuk e thirr seancën, ai vet si kryetar parlamenti ta thirre mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh”, deklaroi Muhamed Zekiri nga LSDM./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments