Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëMuhamed Iljazi, është pianisti nga Frëngova e Strugës që shkëlqeu në Prishtinë...

Muhamed Iljazi, është pianisti nga Frëngova e Strugës që shkëlqeu në Prishtinë dhe Manastir (FOTO)

Muhamed Iljazi është pianisti i talentuar nga Frëngova e Strugës i cili ka shkëlqyer në garat për piano në Prishtinë dhe Manastir, ku konkurenca ka qenë shumë e madhe ,rreth 200 pianist të rinjë,shkruan Struga Ekspres.

Muhamed Ijazi, 15 vjeçari i cili është në vitin e parë në shkollën e muzikës në Strugë duke luajtur në piano veprat e kompozitorëve të mëdhenjë botëror ka mahnitur jurinë dhe publikun në Prishtinë e cila përbëheshte nga muzikant të njohur në ballkan dhe Evropë.

Nga kjo garë e madhe Muhamedi arriti të fitojē një nga çmimet e tre vendeve të para.

Ai në këtë garë ballkanike intepretoi duke luajtur mrekullueshëm në piano veprat:
Johan S.Bach- Preludio and Fugue in c minor
J.Haydn-Sonata Hob XVI/23
K.Cherry -Etude op.740 nr.1

Muhamed Iljazi gjithashtu edhe në Manastir me të njëjtat vepra interpretoi mrekullueshëm duke u vlerësuar lartë nga juria profesioniste.

Që nga fëmijëria Muhamed Iljazi me talentin e tij në piano ka treguar se një ditë do të bëhet një artist që do të vlerësohet lartë nga publiku dhe muzikantët më në zë të skenës muzikore!

(Struga Ekspres)


AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments