Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionMuftiu i Strugës,Salim Sulejmani: ËSHTË KOHA T'I KTHEHEMI ZOTIT

Muftiu i Strugës,Salim Sulejmani: ËSHTË KOHA T’I KTHEHEMI ZOTIT

Është koha t’i kthehemi Zotit
Sprovat e ndryshme qe godasin njeriun mund të jenë moment i vecantë i forcimit të lidhjes sonë me Zotin, duke filluar nga vetëdija se të gjithë njerëzit janë të varur nga Krijuesi. Pikërisht në situata të jashtëzakonshme njeriu mund ta ndjej afërsinë e Zotit, lehtësimin që sjell lutja dhe vetëdijen për lëshimet e veta.
Andaj në këto moment duhet të lusim Zotin të mos e presim Ramazanin në këtë gjendje, pa namaz në xhami, pa teravi, pa mukabele, të izoluar dhe larg njëri tjetrit.
Janë këto momente të vështira që kalojmë koha më e mirë që ne të shohim raportin tonë me Zotin.
Edhe pse ekzistojnë lutje me të cilat Muhamedi a.s. ka kërkuar falje në namaz, istgfari nuk është përmendur shumë në pjesët përbërëse të namazit ku më së shumti potencohen lutje me të cilat lavdërohet dhe madhërohet Allahu i Madhërishëm. Andaj në kohën e lirë apo në namazet vullnetare të mundohemi të kërkojmë sa më shumë falje. Muhamedi a.s. ka thënë” O njerëz bëni teube dhe istigfar (kërkoni falje) Allahut sepse unë bëj teube 100 herë në ditë.
Nga istigfaret më të bukura kemi Sejjidu-l-istifgarin i cili në gjuhën shqipe është si vijon:
“O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin që e kam bërë ndaj Teje sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që e kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë Tua, i pranoj mëkatet e mia, të lutem më fal, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje”.
Është koha t’i kthehemi Zoti dhe t’i kërkojmë falje sepse ai ka premtuar se nëse i kërkojmë falje do t’i na i jap të mirat dhe begatitë e kësaj bote dhe botës Tjetër:
“Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk; ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj. (sureja Nuh 10-12)
Andaj xhematë i dashur i Strugës dhe rrethinës lus Zotin e Madhërishëm që kjo xhuma të jetë pikënisje e afrimit tonë me Zotin dhe dhasht Zoti që muajin e bekuar të Ramazanit ta presim shëndosh e mirë dhe afër njëri tjetrit.
Qofshim nën mëshirën dhe mbrojtjen e Zotit gjithmonë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments