Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiMSH: 13 të sëmurë nga fruthi, një fëmijë dhe një i rritur...

MSH: 13 të sëmurë nga fruthi, një fëmijë dhe një i rritur në gjendje të rëndë në Maqedoni


Trembëdhjetë të sëmurë nga fruthi janë regjistruar gjatë ditës së djeshme prej të cilëve shtatë janë pranuar për mjekim në spital, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave nga Klinika për sëmundje infektive.

Bëhet fjalë për katër të rritur nga Shkupi dhe Velesi, në mesin e të cilëve edhe një grua 37 vjeçare e cila është me pasqyrë më të rëndë klinike. Tre të rriturit e tjerë kanë status të panjohur vaksinal.

Janë pranuar edhe tre fëmijë në mesin e të cilëve edhe një fëmijë njëvjeçar nga Tetova me pasqyrë të rëndë klinike i cili është në Repartin për mjekim intensiv dhe vijon përpunimi diagnostik, një fëmijë 20 muajsh nga Kumanova me pneumoni dhe një fëmijë katërmuajsh nga Kumanova me pneumoni. Të gjithë fëmijët janë të pavaksinuar.

Në Klinikën për sëmundje infektive për momentin ka 21 pacientë me fruth prej të cilëve shtatë janë të rritur dhe 14 fëmijë kryesisht nën moshën një vjeçare. Në Repartin për mjekim intensiv përveç fëmijës në gjendje të rëndë ka edhe një pacient 56 vjeçar, i cili është vendosur në aparat për ventilim mekanik, ndërsa për të cilin gjatë ditës do të merret konfirmim se a bëhet fjalë për fruth.

Janë kontrolluar gjashtë pacientë të cilët janë lëshuar në kurim shtëpiak prej të cilëve tre janë të rritur, dy të pavaksinuar dhe një me status vaksinal të panjohur, ndërsa tre janë fëmijë prej të cilëve një është me një dozë vaksinë përderisa dy të tjerët janë të pavaksinuar. Të gjithë janë nga Shkupi. Në kurim shtëpiak do të lëshohen pesë pacientë, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Që nga shpallja e epidemisë në dhjetor, deri më tani, janë regjistruar 280 të sëmurë, ndërsa tre të tjerë kanë ndërruar jetë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!