Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMPPS: Me pensionin e shtatorit pensionistët marrin pensione më të larta për...

MPPS: Me pensionin e shtatorit pensionistët marrin pensione më të larta për 6,8 për qind

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njoftoi se me pensionin e shtatorit rreth 330 mijë pensionistë në shtet do të marrin pensione më të larta për 6,8 për qind, sipas metodologjisë së re të vendosur me ndryshimet e fundit në Ligjin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor, të cilat hynë në fuqi në mars të vitit 2022.

“Metodologjia e re parashikon harmonizimin e pensioneve me modelin e kombinuar 50 për qind rritje të pagës mesatare të të gjithë punëtorëve në shtet dhe rritje 50 për qind të shpenzimeve të jetesës, sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave. Harmonizimi do të bëhet dy herë në vit, gjegjësisht në muajin mars dhe shtator, që do të thotë se do të ndjekë ndryshimet në dy indekset për harmonizim. Krahasuar me pensionin mesatar, harmonizimi do të dukej kështu: Pensioni mesatar në korrik 2022 ishte 16.348, ndërsa me përshtatjen prej 6,8 për qind në shtator 2022 është 17.422 denarë (1.074 denarë më shumë). Miratimi i zgjidhjeve në afat të gjatë dhe qëndrueshmëria e tyre nga të cilat qytetarët kanë përfitim të drejtpërdrejtë, me theks në kategoritë e cenueshme, është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale”, thuhet në kumtesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!