Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMPB në selinë e FFM-së, aksion kundër kurdisjes së ndeshjeve

MPB në selinë e FFM-së, aksion kundër kurdisjes së ndeshjeve

Policia me mbështetjen e Prokurorisë Publike, ka hyrë në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, me qëllim që të mbledhë më shumë informacione për klube dhe zyrtarë që dyshohen për trukime të ndeshjeve të futbollit. Aksioni vjen me rekomandimin e “Sport Radar”, i cili është organ i Interpolit dhe UEFA-s, qëllimi i të cilit është lufta kundër trukimit të ndeshjeve. Veprime të tilla me vite ndodhin në shumë vende të rajonit, por deri më tani nuk kishin ndodhur në Maqedoninë e Veriut. I menjëhershëm ishte reagimi i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Përmes një kumtesë FFM-ja ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në luftën kundër kurdisjeve të ndeshjeve të futbollit.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar informacion nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, që para së gjithash ka të bëjë me aktet që rregullojnë garën, procesverbalet e ndeshjeve zyrtare në kuadër të garave të organizuara nga FFM-ja, pastaj kalendarin e kampionateve të garave vendore. Në kuadër të kompetencave të saj, të cilat para së gjithash i referohen mbrojtjes së integritetit të garës, FFM-ja bashkëpunon tërësisht me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe autoritetet”, thonë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Ndërkohë sipas mediave, në hetim janë përfshirë klubet si FC Shkupi, Makedonija Gjorçe Petrov, Akademia Pandev (Brera Strumica), Sileksi, si dhe skuadra e Ligës së dytë, Pobeda dhe Arsimi. Bëhet fjalë për ndeshjet që janë zhvilluar në Maqedoni gjatë këtij viti, por dhe vitin e kaluar. Gjashtë vite më parë, 11 persona u arrestuan në një operacion ndërkombëtar policor në Slloveni dhe Kroaci, ndërsa vitin e kaluar, në Serbi, skuadra e Kollubarës u largua nga garat elitare dhe u dërgua në renditje më të ulët./Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments