Sunday, June 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMospajtime mes LSDM dhe BDI?!

Mospajtime mes LSDM dhe BDI?!

Zhvillimet pas referendumit të emrit kanë nxjerrë në sipërfaqe edhe qëndrime ndryshe nga LSDM dhe BDI, si dy partitë më të mëdha të koalicionit qeverisës, informon INA.

LSDM ka bërë të qartë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat sipas të gjitha gjasave do të mbahen në fund të nëntorit të këtij viti.

Kjo është theksuar edhe nga një funksionar i kësaj partie, i cili përmes Plusinfo paralajmëroi zgjedhje të reja dhe se Zaev nuk do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski për ta bindur për të votuar për Marrëveshjen e emrit që duhet votuar në formë të amendamenteve në Kuvend.

Nga ana tjetër, nga BDI theksojnë se duhet shqyrtuar mundësinë e negociatave me VMRO-DPMNE për të gjetur numrin e caktuar të deputetëve për të votuar ndryshimet, për shkak se zgjedhjet do të jenë bllokim dhe humbje kohe. Nga BDI tashmë kanë propozuar edhe opsionin e votimit të fshehtë të deputetëve për ndryshimet kushtetuese.

“Ahmeti dhe Zaev pas referendumit janë dëgjuar vetëm nëpërmjet telefonit, por së shpejti do të ketë takim kokë më kokë, ndoshta sot ose nesër, që të bisedohen të gjitha opsionet e mundshme. Parndaj nuk ka njoftime eksluzive se ‘nuk do të ketë bisedime’, pasi ende nuk janë takuar partnerët e koalicionit”, theksoi zv/kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani në intervistën e mbrëmshme në “1tv” në Shkup.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments