Kur Mongolët filluan ta pushtojnë Horasanin, vend musliman, hovi i tyre u ndal në një qytet të fortifikuar i cili quhej Buhara, dhe pas përpjekjeve të shumta dhe dështimeve të njëpasnjëshme e ndryshuan strategjinë, e përhapën lajmin në këtë vend se ata që dorzohen dhe i bashkangjiten ushtrisë së Xhingis Kanit do të u sigurohet gjaku i tyre, pasuria e tyre dhe feja e tyre kurse ata që refuzojnë nuk kanë asnjë garancë!
Filluan muslimanët të ndahen në dy grupe, grupi i parë i cili me çdo çmim dëshironte ta mbronte vatanin dhe mbrojtja e tij ishte nderi më i madh për ta!
Kurse grupi i dytë ishin frikacakët të cilët nuk kishin guxim të përballeshin me ushtrinë gjigante të Xhingis Kanit.
Ata që u pajtuan t’i dorëzohen Xhingis Kanit vullnetarisht, i urdhëroi që të luftojnë kundër grupit rezistues dhe nëse fitojnë u premtoi se do të ua linte në dorë udhëheqjen e vendit.
Filloi një beteje e fuqishme në mes dy grupeve, por pasi që grupi që ishte në krahun e Xhingis Kanit kishte edhe mbështetjen e këtij të fundit, dolën fitimtarë duke e shkatërruar grupin rezistues!
Çudia më e madhe ishte se Xhingis Kani pas përfundimit të betejës dha urdhër që ky grup të çarmatoset tërsisht dhe udhëroi ushtrinë e tij që t’i mbysin ata gjer në njeriun e fundit, pastaj duke ecur mbi kufoma e tha fjalën e tij të famshme:
“Pasi që nuk ishit besnik ndaj vëllezërve tuaj, si të presim që do të jeni besnik ndaj njerëzve të huaj”
Burimi: Ibn Ethiri në librin e tij El-Kamil fi Tarikh
Shqipëroi: dr. Rijad Imeri
Urtësia: Mos i mbytni luanët tuaj që të ju hanë pastaj qentë e armiqëve tuaj (dr. Muhamed Mursi), ai që nuk merr mësim nga Historia, do të kafshohet nga e njëjta vrimë sërish (Populli).