Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 42 vjeçarit nga Ohri, pasi dyshohet që për 3 muaj kishte marrë para nga dy persona, por nuk i kishte kryer shërbimet.
“Policia në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj 42 vjeçarit M.R. nga Ohri për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Mashtrim””, deklarojnë nga Policia.
Raportohet që i dyshuari nga marsi deri në maj të këtij viti ka marrë 14 700 euro nga dy kërçovarë, njëri 48 vjeç e tjetri 37 vjeç. Ai duhej që nga jashtë vendit të sjellë makina për punë dhe një kombi.