Tuesday, April 29, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëMohimi i Reçakut, William Walker: Vuçiqi si Millosheviqi

Mohimi i Reçakut, William Walker: Vuçiqi si Millosheviqi

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, i cili që po qëndron në Kosovë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se gjenocidi që ka ndodhur në këtë fshat nuk mund të mohohet nga askush.

Ai duke folur për mohimin e kësaj masakre nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq tha se kur i ka dëgjuar i është dukur sikur po dëgjon “kasapin e Ballkanit” Sllobodan Millosheviq.

Këto komente, Walker i bëri në konferencën që Republikanët e Kosovës (REK) e kanë mbajtur gjatë ditës sotme me temën “Reçaku nuk është gënjeshtër”.
Kryetari i REK, Faton Kurti duke folur për masakrën e Reçakut dhe gjenocidin në Kosovë tha se duke u mohuar ky gjenocid do të përshkallëzohet marrëdhënia mes shteteve deri në luftë.

Mes tjerash ai tregoi se janë rreth katër raste që ata si parti kanë dëshmuar për krimet serbe në Kosovë.

Pjesë e kësaj konference ishte edhe kryetari i Republikanëve të Serbisë, Nikola Sanduloviq, i cili po ashtu kërkoi drejtësi për krimet serbe të ndodhura në Kosovë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments