Moderatorja e “Digitalb”, Vilma Masha i dha fund beqarisë rreth 7 muaj më parë. Ajo u martua me partnerin e saj Dori në një ceremoni mjaft intime. E ftuar sot në emisionin “Wake Up”, Vilma ka rrëfyer se çfarë ndryshimesh ka pësuar konkretisht jeta e saj pas martesës.
“Martesa nuk ka ndryshuar jetën profesionale. Që kur ka ndryshuar statusi ngrihem rreth orës 08:00, pak më shpejt sesa kur jetoja te prindërit. Nuk bëj kafenë, se nuk jemi në 1932-shin. Kafenë e pimë në punë. Por bëj gjërat e tjera të rutinës së mëngjesit dhe më pas secili në punën e tij”-ka treguar moderatorja.
Ndërsa rreth planeve për t’u bërë prindër, moderatorja ka lënë të kuptohet se mezin presin që të shtohen në numër. “Dhomat janë, shpresojmë t’i mbushim”, është shprehur duke qeshur Vilma.
Vilma është ndër personazhet që gjithnjë e ka mbajtur larg jetën e saj private nga vëmendja mediatike, kjo edhe për faktin se i dashuri i saj, sikurse ka pohuar ajo, nuk dëshiron që të bëhet publik.