Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMjeshtri i madh i futbollit vjen nga Zvicra, në Gostivar hap kamp...

Mjeshtri i madh i futbollit vjen nga Zvicra, në Gostivar hap kamp për talentët e rinj

Bekim Ameti, një nga trajnerët më të njohur shqiptarë në Zvicërr, më 24 dhjetor transferohet nga Cyrihu dhe do të hapë kampin futbollistik në Gostivar.

Mjeshtri i madh, njëkohësisht president i Akademisë së Futbollit Shqiptar në Cyrih, që është një nga çerdhet ku me fanatizëm po punohet në kultivimin e dashurisë ndaj futbollit te gjeneratat e reja, në fundvit do të qëndrojë në vendlindje. Është kjo një mundësi e artë për të gjithë talentat e futbollit në Maqedoni, të njihen me teknikat më të avancuara të trajnimit.
Ameti ka përvojë të gjatë në terrenin e gjelbërt. Ai ka qenë pjesë e ekipeve kroate Dinamo Zagreb dhe Dinamo Vinkovac, kurse ka qenë edhe pjesë e gjeneratës së artë të Shkëndijës së Tetovës, gjeneratë e cila këtë klub e futi në ligën e parë të Maqedonisë. Edhe pse për shkak të lëndimit karriera e tij në Zvicër u ndërpre para kohe, kjo nuk e largoi Bekimin nga futbolli. Ai vendosi të mbetet pranë terrenit të gjelbër, për të punuar me gjeneratat e reja dhe për të përçuar njohuritë e veta nga ky sport te talentët e rinj. Pikërisht për këtë arsye edhe e ka themeluar Akademinë e Futbollit Shqiptar.

Duke e njohur vullnetin e tij për punë, prindërit shqiptar që jetojnë në Cyrih dhe në afërsi të këtij qyteti, pa asnjë dyshim ia besojnë Bekimit trajnimin e fëmijëve të tyre. Miqësinë që ka me menaxherë dhe udhëheqës të klubeve të ndryshme, ai e shfrytëzon që t’u hapë rrugën fëmijëve që ushtrojnë në Akademinë e Futbollit Shqiptar deri te klubet më të njohura zvicerane. Për këtë arsye në Akademinë e futbollit shqiptar vijnë të ushtrojnë talent të rinj të futbollit edhe nga jashtë Zvicrës, si nga Gjermania, Kroacia, e Maqedonia. Futbollistët që ushtrojnë te Akademia e Futbollit Shqiptar flasin vetëm në superlativ për trajnerin e tyre.

Edhe pse e mban emrin Akademia e futbollit shqiptar, dyert e saj nuk janë të mbyllura as për talentët që u përkasin nacionaliteteve tjera, si spanjolë, portugezë, malazezë, italianë, boshnjakë, e kështu me radhë.

Akademia e futbollit shqiptar bashkëpunon edhe me FC Kosova, klubin më të njohur shqiptar në futbollin zviceran. Kjo akademi zhvillon projekte të përbashkëta sikurse me ekipin Kosova U 19, që garon në ligën më të fortë zvicerane për grupmoshat deri 19 vjeç, poashtu edhe me ekipin senior, i cili sivjet po lufton të futet në ligën e tretë zvicerane. Përfaqësuesit e klubit Kosova kanë respekt dhe me fjalë mirënjohëse shprehen për punën që po e bën Bekim Ameti me akademinë e tij të futbollit.

Përveç me fëmijë dhe me futbollistë të moshave më të reja, Akademia e futbollit shqiptar punon edhe me futbollistë që tashmë kanë bë emër. Ata vijnë në këtë Akademi për të zhvilluar stërvitje plotësues dhe për të përforcuar taktika që u nevojiten në fushën e futbollit.
Një prej yjeve të futbollit që stërvitet te kjo Akademi është edhe Taulant Seferi. Ylli kumanovar i kombëtares së Shqipërisë, përveç në fanellën e kombëtares, sivjet po shkëlqen edhe në fanellën e Fc Ëinthertur, klub që falë Taulantit ka gjasa të mëdha të rikthehet në ligën më të fortë zvicerane të futbollit. Taulanti shpeshherë ka qenë mysafir në Lajm.Tv në Shkup, prandaj edhe takimi në Cyrih, gjatë stërvitjeve të përbashkëta me Bekim Ametin, ishte një befasi e këndshme si për neve, poashtu edhe për yllin e njohur kumanovar të futbollit.

Nëse ende nuk keni dëgjuar emrin Vildan Uka, me siguri do ta dëgjoni së shpejti. Portieri me prejardhje nga Raveni i Gostivarit po ngjitet majave të suksesit, si në kombëtaren e Maqedonisë, ku luan në kombëtaren U 19, poashtu edhe në Fc Ëinthertur. Për sukseset e arritura në karrierë, ai falënderon edhe Akademinë e futbollit shqiptar.

Për punën e palodhshme të Bekim Ametit dhe sukseset e tij me Akademinë e Futbollit Shqiptar, kanë dëgjuar edhe legjendat e kombëtares shqiptare të futbollit. Respekt të veçantë dhe mbështetje të plotë punës së Akademisë së futbollit shqiptari i jep ish kapiteni i kombëtares, Lorik Cana. Kurse për të arritur rezultatet e kënaqshme nevojitet punë natë e ditë.

Sporti dhe humanizmi janë dy miq të kamotshëm. Ky konstatim posaçërisht vlen për punën e trajnerit Bekim Ameti. Ai ka gërshetuar këto dy veprimtari, përmes bashkëpunimit me hoxhën e njohur Elvis Naçi. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e parave që paguajnë futbollistët për stërvitje në Akademinë e futbollit shqiptar, shkon në Fondin e hoxhë Elvis Naçit.
Satisfaksionin më të madh ka rezultatet që nxënësit e tij arrijnë në klubet e njohura, ku afirmojnë jo vetëm emrin e tyre por edhe emrin e Akademisë së futbollit shqiptar, që dita ditës po ngritet në një institucion të vërtetë sporti në Cyrih. Institucion që si; kishte premtuar, më 24 dhjetor do ta sjellë edhe në Maqedoni.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!