Ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore me të cilat mjekët e sapolicencuar duhet të angazhohen në Ndihmën e Shpejtë, Punktet vaksinale si dhe në patronazhe nuk është mirëpritur nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë. Nga Oda thonë se vendi i mjekëve të rinjë për të kryer praktikën është nëpër Klinika. Nënkryetari i Odës Ylber Besimi thotë se Klinikat kanë nevojë për angazhimin e gjeneratës së re të mjekëve.
Investimi i mjëkëve është shumë i madh që ata të harxhohen në Ndihmën e shpejtë. Ndihma e shpejtë tani për tani është me problemet e veta që ne të gjithë i dimë. Mjekët e rinjë e kanë vendin nëpër institucione shëndetësore dhe nëpër institucione ku ato do ta arrijnë suksesin më të mirë të mundshëm dhe prirjet që i kanë për ndonjë fushë të mjekësisë”- tha Ylber Besimi nga Oda e Mjekëve.
Studentët e mjekësisë të ndarë mbi këtë çështje. Disa duan që angazhimin e tyre ta kryejnë nëpër Klinika, derisa disa të tjerë thonë se edhe përvoja në Ndihmën e Shpejtë do t’ju shërbej në karrierën e tyre.
“Unë pas studimeve do të doja që të angazhohen në kardiokirurgji gjatë pjesës së praktikës”
“Mendoj se mjekët e rinj duhet të angazhohen edhe në Ndihmën e Shpejtë edhe nëpër Klinika. Ku ka vend aty duhet të angazhohet, sepse ai nuk do të jetë mjek nëse nuk angazhohet menjëherë në profesionin e tij”
“Mjekët e rinj mendoj se vendin e kanë nëpër Klinika. Në ndihmën e shpejtë mendoj se duhet të jenë persona të trajnuar dhe të certifikuar për atë punë”
Gjatë dy viteve të fundit numri i mjekëve që janë punësuar nëpër Klinikat e vendit është mbi 3200, më së shumti infermiere dhe personel tjetër me shkollim të mesëm. Por pavarësisht, mungesa e kuadrit vazhdon të mbetet tejet e theksuar. Ndër shkaqet kryesore është paga e ulët dhe kushtet e rënda në të cilat punojnë mjekët. Krahasuar me vendet e rajonit, Maqedonia ka pagat më të ulëta të mjekëve, pas Serbisë. Mosha mesatare e mjekëve në vend është 56 vjeç, ndërkaq pas daljes së tyre në pension shumë Reparte specialistike rrezikojnë të mbeten pa kuadër përkatës. Më së shumti mungojnë anesteziologët, Infektologët, Neurologët, Gjinekologët si dhe dermatologët.
Vjollca Aliti