Mjegull në akset rrugore, Strugë, Katllanovë – Veles, Negotinë,Demir Kapi

0
10

Dukshmëri të zvogëluar prej 100 deri në 150 metra për shkak mjegullës ka në aksin rrugor Katllanovë – Veles, Negotin, Demir Kapi dhe Strugë, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Prej atje theksojnë edhe se në vendet më të larta dhe malore rrugët janë vende vende të lagështa, ndërsa në akse të caktuara të cilat kalojnë nëpër qafa malore është e mundur paraqitje e shembjeve të vogla.

Komunikacioni në të gjitha rrugët në vend po zhvillohet rrjedhshëm kryesisht nëpër rrugë të thata.

Nga NP Rrugët e Maqedonisë rekomandojnë lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me kushtet e rrugës.