Monday, October 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistria e Shëndetësisë i mbetet Aleancës

Ministria e Shëndetësisë i mbetet Aleancës

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pas takimit me liderin e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Zoran Zaev i cili njëherit është edhe kryeministri i Maqedonisë, ka thënë se Ministria e Shëndetësisë i ngelet Aleancës për Shqiptarët, raporton Portalb.mk.

“Natyrisht ishim sot për të diskutuar për temën e Qeverisë, ashtu në qeveri që ka kryetar me flokë të thinjura që mashtrojnë opinionin dhe që kanë përgatitur tërë këtë rast. Ne qëndrojmë në opinionin tonë dhe nuk shohim ndonjë arsye për të ndryshuar se pse duhet të ndryshohen pozitat. Aleanca për Shqiptarët i takon Ministria e Shëndetësisë. Nëse ndokush i pengon sukseset e tona, le të del le ta thotë haptazi. Ne i thamë Zaevit se Ministria është e jona”, tha Sela.

Sela vlerësoi se të gjitha këto kriza qeveritare janë nxitur nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pasi që siç shprehet ai “atyre ju pengon fitorja dhe suksesi i ASH-së”.

“Sërish, topi përfundimtar i ngelet “kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, pasi që ai duhet të tregojë përfundimisht se kush do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Sela.

Sela gjithashtu njoftoi se kandidati i ASH-së për ministri të Shëndetësisë edhe më tej ngelet Vullnet Ferati.

Meqë LSDM tashmë ka kandidat të tyre për ministër të Shëndetësisë, i pyetur se si parti a do ta votojnë deputetët e tij, Sela u shpreh: “Për këtë ASH-ja do të merr qëndrim. “Shpresojmë se kryeministri Zaev nuk bie pre e trysnive që ia bëjnë të tjerët, vetëm që të luajnë lojëra. Ne e kemi propozimin e tonë për këtë Ministri, dhe nuk ndërrojmë qëndrim”, theksoi kreu i ASH-së.

I pyetur edhe për tryezën e partive shqiptare që parashihet me Platformën Shqiptare, për të cilën. lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha “se ajo shkoi në histori”, Sela u shpreh kështu : “Nuk shkoi është histori, dhe kam thënë disa herë se për përfitimet personale, që mund të krijohen në ndërkohë, asnjëherë nuk duhet të mbajnë peng interesin shqiptar, ardhmërinë e të rinjve. Këtu e kam fjalën për fëmijët tanë. Tryeza shqiptare ka elemente të rëndësishme, dhe si e tillë duhet të funksionojë”, tha Sela.

Sa i takon deklaratës së Ahmetit, se Sela e ka akuzuar për sulmin e 27-prillit, Sela tha: “Se do t’i përgjigjem akuzave të Ahmetit në po të njëjtin vend dhe në po të njëjtën shtëpi televizive”.

Se a do të qëndroni në qeveri dhe përkrahni vendimet e saja, Sela tha se partia e tij ka hyrë në qeveri për të realizuar reformat e nevojshme që Maqedonia të shkojë përpara.

Kemi pasur takim, opinioni është i njohur. Ne qëndrojmë në qëndrimet tona se nuk përkrahim pozicione që përgatiten brenda natës, për të nënvlerësuar ASH. Nuk pranojmë.

Ne qëndruam në qëndrimet tona se do të mbajmë Ministrinë e Shëndetësisë. Nuk bëjmë marrëveshje mbi marrëveshje. Marrëveshja u bë kur u bë Qeveria. Ne menaxhuam me sukses me shëndetësinë dhe nëse dikujt i pengojnë sukseset, atëherë le të dalin dhe të thonë se kjo i pengon.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments