Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaMinistri zviceran: “Kriza me koronavirusin në Zvicër nuk mbaron para mesit të...

Ministri zviceran: “Kriza me koronavirusin në Zvicër nuk mbaron para mesit të majit”

“Është gabim të mendohet që vala e epidemisë ta prekë Zvicrën dhe pastaj ta anashkalojë dhe të zhduket”

Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset pret që kriza me koronavirusin në Zvicër nuk mund të përfundojë para mesit të muajit maj.

“Është gabim të mendohet që vala e epidemisë ta prekë Zvicrën dhe pastaj ta anashkalojë dhe të zhduket”, ka thënë Berset në një intervistë për gazetën “La Liberte”, transmeton albinfo.ch.

“Specialistët thonë se koronavirusi do të qëndrojë këtu. Prandaj ne duhet t`i dëgjojmë dhe t`u besojmë atyre. Është e domosdoshme të gjendet një vaksinë kundër sëmundjes, por për këtë nevojitet kohë”.

Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë kemi dijeni se si t`i qasemi virusit, përcjell albinfo.ch gazetën e përmendur. Ministri i shëndetësisë me këtë rast ka rikujtuar masat higjienike të rekomanduara nga Qeveria Federale: Larje e rregullt e djuarve dhe mbajtje e distancës”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments