Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistri i Brendshëm: Punojmë edhe të dielave për të dhënë sa më...

Ministri i Brendshëm: Punojmë edhe të dielave për të dhënë sa më shumë dokumente

Sektori për personalizimin e dokumenteve personale në kuadër të Departamentit për Informatikë dhe Telekomunikacion të MPB-së, ku punohen dokumentet personale, punon edhe të dielave, ka njoftuar nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

PANQE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Falenderoj edhe këta kolegë që me të vërtetë bëjnë perpjekjet e tyre që ky proces të ecë pa ndërprerje dhe me kapacitet maksimal, pavarësisht se çdo ditë përballen me probleme të ndryshme, si nga pikepamja teknike ashtu dhe nga ajo e kuadrove”.

Toshkovski gjatë ditës së djeshme ka vizituar stacionin policor “Beko” në qendër të qytetit, ku edhe ka njoftuar se aktualisht është duke u trajnuar një grup i ri punonjësish të policisë, të cilët i janë bashkuar vullnetarisht procesit të dhënies së dokumenteve personale.

Ndërkaq, zëvendësministri i Brendshëm Mitko Bojmacaliev dje njoftoi se brenda një muaji kanë arritur 295,000 formularë të rinj pasaportash dhe se nuk ka kaos në Ministrinë e Brendshme, pasi që siç bëri të ditur ai ditën e djeshme kanë mbërritur 85 mijë formularë të rinj të pasaportave.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments