Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMinistri Asaf Ademi jep një lajm të mirë për Xhaminë e Ohrit

Ministri Asaf Ademi jep një lajm të mirë për Xhaminë e Ohrit

Deri në fund të vitit do të realizohen 90 për qind e projekteve kapitale të parashikuara nga Ministria e Kulturës, tha numri një i këtij institucioni, Asaf Ademi, gjatë prezantimit të punës një mujore dhe shpalosjes së planeve për periudhën e ardhshme. Sa u përket çështjeve normative ligjore, të drejtën e autorit dhe të drejtat tjera të ndërlidhura, Ademi tha se kanë filluar më shumë ndryshime ligjore, ndërsa duhet të përfundojnë edhe shumë aktivitete prioritare që dalin nga Strategjia Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2018-2022. Ai shtoi se në aspekt të bashkëpunimit ndërkombëtar zhvillohen një sërë aktivitetesh për bashkëpunim me më shumë vende dhe partnerë nga rajoni dhe bota.

Asaf Ademi, Ministër i Kulturës
“Në pjesën e investimeve sipas dinamikës së caktuar realizohen më shumë sanacione, rikonstrukcione dhe adaptime të shumë objekteve ekzistuese të institucioneve kombëtare në të gjithë vendin. Mjetet buxhetore për realizimin e punëve për investime kapitale për vitin 2018 janë 927 milion e 60 mijë e 188 denarë. Deri më tani norma e realizimit është 42 përqind dhe deri ën fund të vitit buxhetor presim që ajo të arrijë dikund 90 përqind të projekteve kapitale të parashikuara.”

Ndërkaq lidhur me ruajtjen e Statusit të Ohrit, ai tha se Komisioni Kombëtar i UNESKO-së pranë Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me institucionet, autoritetet lokale dhe organizatat joqeveritare kanë marrë aktivitete konkrete për të përmbushur rekomandimet e Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. I pyetur nëse kanë marrë mendim nga UNESKO lidhur me restaurimin e minares së Xhamisë së Ali Pashës në Ohër, Ademi tha se as nuk kanë kërkuar mendim lidhur me këtë çështje, duke nënvizuar se Ministria e Kulturës nuk do të lejojë që asnjë objekt fetar të ngjallë dyshime dhe të jetë pjesë e ndonjë konflikti apo problemi në të ardhmen.

Asaf Ademi, Ministër i Kulturës
“E drejta kushtetuese e çdo qytetari është që të jetojë sipas besimeve dhe parimeve të tija. Ne nuk do të lejojmë që asnjë objekt fetar dhe asnjë veprim që do të jetë në kuadër të investimeve të ministrisë së kulturës të ngjallë dyshime dhe të jetë pjesë e një konflikti ose problemi të ardhshëm. Në këtë frymë kanë qenë edhe takimet e mia me drejtoreshën e drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si dhe me autoritetet fetare, në veçanti me udhëheqësinë e BFI-së. Shpresoj se edhe zgjidhja do të jetë në këtë frymë. Prej UNESKO-s nuk kemi kërkuar mendim lidhur me restaurimin e xhamisë gjegjësisht minares së Ohrit. ”

Ai foli edhe për situatën lidhur me realizimin e 5 projekteve për botim të librave.

Asaf Ademi, Ministër i Kulturës
“Më duhet të përmend situatën lidhur me realizimin e 5 projekteve për botimin e librave, prej të cilave për 4 projekte në periudhën e kaluar është dorëzuar dokumentacioni i duhur për 83 libra, por që nga marsi/prilli i vitit 2017 nga Ministria e Kulturës nuk është pranuar asnjë libër. Arsyeja për mosdorëzimin e librave është se Ministria zotëron 770.000 tituj të kopjeve të shtypur nga projektet kapitale botuese, të filluara nga qeveria e mëparshme. Aktualisht, një pjesë e kopjeve të shtypura janë të vendosura në bodrumet e Ministrisë, por edhe në bodrumet dhe objektet tjera ndihmëse të 5 institucioneve kulturore kombëtare. Për të zgjidhur këtë situatë, hapi i parë është shpërndarja më e shpejtë e kopjeve të shtypura. Në këtë drejtim, së shpejti do të parashtrohet informacion deri në Qeveri me projekt-zgjidhje të reja për këto probleme, ku do të propozohet ndryshimi i vendimit të listës së institucioneve që duhet t’i marrin kopjet e librave dhe do të përfshihen ato institucione që në të kaluarën nuk kanë marrë kopje.”

Ademi njoftoi edhe për formimin e 20 grupeve të punës nga ekspertë të jashtëm, të cilët për një pjesë të çështjeve thelbësore për reformat në kulturë kanë përfunduar dhe një pjesë tjetër janë në përfundim e sipër. Ademi foli edhe për takimet e shumëta që i ka realizuar gjatë periudhës një mujore që kur udhëheq me këtë institucion, ndërkaq u zotua se Ministria e Kulturës do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të jetë e njejtë për të gjithë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments