Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMilla Carovska: Pagat e punonjësve socialë janë rritur për 22 për qind

Milla Carovska: Pagat e punonjësve socialë janë rritur për 22 për qind


Për 22 për qind paga më të larta kanë marrë të punësuarit punonjës dhe bashkëpunëtorë profesionalë në qendrat për punë sociale, ndërsa në shtator do të marrin paga më të larta edhe për pesë për qind. Në këtë mënyrë, siç deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, kthehet dinjiteti i punonjësve socialë, mundësohet motivimi i tyre më i madh në punën për raste sociale që t’i tejkalojnë problemet me të cilat po përballen.

“Sot kam takim me të punësuarit në qendrat për punë sociale me të cilët bisedojmë për zhvillimin e tyre të karrierës, por, gjithashtu, edhe për rritjen prej 22 për qind të cilën e kanë marrë me pagesën e pagës së qershorit në korrik. Mesatarisht punonjësi profesional do të marrë më shumë se 4.300 denarë rritje. Kjo do të thotë se nëse një person i cili ka qenë punonjës profesional në qendra deri më tani ka marrë pagë prej 23.190 denarë tani do të marrë pagë prej 27.512 denarë. Nëse personi është me 15 vjet stazh, ndërsa mesatarisht një pjesë e madhe e të punësuarve janë me më shumë vite stazh, ata do të marrin 29.505 denarë” tha Carovska.

Në këtë rritje, paralajmëroi Carovska, në shtator do të marrin edhe pesë për qind shtesë rritje, që siç tha, tregon se kthehet dinjiteti i punonjësit social i cili punon intensivisht punë të rëndë dhe në marrëdhënie reciproke të cilat janë të vështirë për t’u zgjidhur në shoqëri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments