Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMickoski: VMRO-DPMNE dhe ASH-AAA do të fitojnë në zgjedhjet lokale

Mickoski: VMRO-DPMNE dhe ASH-AAA do të fitojnë në zgjedhjet lokale

Bashkimi i koalicionit Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa me VMRO-DPMNE-në është me qëllim që të ndërtohet shtet i përbashkët në të cilin të gjithë qytetarët do të jenë të kënaqur, sepse njerëzit janë mërzitur me krijimin e ndarjeve dhe konflikteve artificiale, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në intervistë për Al Xhazira.

“Këto sfida të cilat ndodhën me pandeminë me kovid-19 të gjithëve na detyruan të mendojmë pak nga ajo që ishte në të kaluarën, për dallim nga elita partiake dhe politike e cila për momentin e udhëheqë Maqedoninë e cila ende është e ngujuar në krim dhe kursesi të dalë nga ai krim. Por, në përgjithësi njerëzimi, e edhe këtu në Maqedoni, gjërat ndryshojnë dhe mënyra e jetës dhe mënyra e të menduarit dhe vlerësoj se njerëzit janë lodhur nga krijimi i konfliktit artificial, thjeshtë duan të shohin të ardhme dhe të shohin shpresë”, potencoi Mickoski.

Ai theksoi se mu ky ishte motivi dhe shkaku VMRO-DPMNE, siç thotë, si forcë më e madhe politike në Maqedoni, të ulet së bashku me Koalicionin e Aleancës së shqiptarëve të Ziadin Sela dhe Alternativa e Afrim Gashi dhe së bashku “të bisedojnë për të ardhmen, për atë si të ndërtojnë shtet të përbashkët të cilin të gjithë do ta duan dhe respektojnë pa dallim të etnikumit apo konfesionit”.

Sipas Mickoskit, koalicioni i VMRO-DPMNE-së me AA-ASH do të fitojë në zgjedhje, ndërsa LSDM dhe BDI tashmë nuk kanë çfarë t’i ofrojnë shtetit dhe do të delegjitimohen.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments