Friday, July 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMickoski: Vetëm qytetarët përmes zgjedhjeve mund të mbushin sallën e Kuvendit me...

Mickoski: Vetëm qytetarët përmes zgjedhjeve mund të mbushin sallën e Kuvendit me deputetë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se çdo tentim për thirrje të seancës së Kuvendit është jo-kushtetues. Sipas tij të vetmit që mund ta mbushin atë sallë me deputetë, janë qytetarët përmes zgjedhjeve të reja.

“Qëndrimin e VMRO-DPMNE-së do të thoja për këtë tentim jo-kushtetues të mbledhjes së ish përbërjes së kuvendit e kemi bërë publik, por ja shfrytëzoj momentin që ta përsëris. Kjo përbërje e Kuvendit, është e kaluar, dhe mandati i deputetëve, me momentin e shpërbërjes së Kuvendit, me çrrastë votuan njëzëri 108 deputetë ka përfunduar. Ata e kthyen legjitimitetin pas tek qytetarët. Të vetmen mundësi që atë sallë ta mbushin sërish me deputetë janë qytetarët përmes zgjedhjeve. Nuk mundet Zoran Zaev, apo një grup i ish deputetëve të tentojnë ta shkelin Kushtetutën dhe të mblidhen në mënyrë jo-kushtetuese”, tha Mickoski.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments