Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMickoski kërkon ligj për amnisti për të gjithë pjesëmarrësit e 27 prillit

Mickoski kërkon ligj për amnisti për të gjithë pjesëmarrësit e 27 prillit


Lideri i vmro-DPMNE-së, Hristijan Mickoski me rastin e festës së 23 tetorit kërkoi që të sillet ligj për amnisti për të gjithë pjesmarrësit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Në këtë mënyrë sipas tij nuk do të ketë drejtësi selektive.

“Sillni ligjin për amnisti të cilin e propozojmë për të gjithë pjesmarrësit e 27 prillit, që të mos ketë drejtësi selektive dhe të ketë liri për të gjithë, e jo vetëm për ata që u shërbejnë juve. Një pjesë e strukturave që janë të kapura nga ndjekja e pushtetit, vendosën që të luajnë punë të ndytë për këtë pushtet. Mua më fajësuan se po luftoj dhe kërkoj amnisti, ndërsa tani kur ata këtë e propozojnë na paska qenë falje”, deklaroi Mickoski.

Lideri i opozitës maqedonase vlerësoi se një pjesë e deputetëve të cilët votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese, janë gjunjëzuar, sepse duke kërkuar lirimin personal e zhgënjyen popullin.

“Më tradhëtuat, e tradhëtuat VMRO-DPMNE-në dhe e tradhëtuat atdheun”, tha Mickoski. /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments