Mickoski: Alternativa nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por përsëri zgjedhja është e Gashit

0
17
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se është në komunikim të vazhdueshëm me liderin e Alternativës, Afrim Gashin. Mickoski beson se Alternativa nuk do të jetë pjesë e Qeverisë.

“Me Gashin komunikoj çdo ditë. Nuk kam dilemë, por mbetet në zgjedhjen e tij. E fundit është se Gashi është në koalicion me Selën, i cili u formua në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale tani. Këshilltari i Gashit në Këshillin e Qytetit të Shkupit e ka përkrahur kryetarin e ri, Trajko Sllaveski. Kemi raporte korrekte”, deklaroi Mickoski në “Utrinski Brifing. /SHENJA/