Mexhiti: Mbështes aksionin në Klinikën për onkologji

0
59

Fatmir Mexhiti ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook rreth aksionit të djeshëm në Klinikën për Onkologji në Shkup.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

“Mbështetje të fortë për aksionin e prokurorisë dhe policisë në Klinikën e Onkologjisë. Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit. Pres që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin” – ka shkruar Mexhiti.

Ndryshe policia dje kishte aksion që ka të bëjë me vjedhjet e barnave të shtrenjta që në vend t’u jepen pacientëve, janë shitur në tregun e zi.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5