Tuesday, May 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMexhiti: Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë...

Mexhiti: Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë nëpër Budapest me liderin…

Lideri i LD Izet Mexhiti e ka ‘thumbuar’ Bujar Osmanin.

“Bujar, e di që të kanë pasë lezet darkat dhe kafetë nëpër Budapest me liderin tënd të preferuar të VMRO – Nikolla Gruevski kur, në cilësinë e emisarit të Ali Ahmetit, kërkonit çare si ta shpallni mikun tuaj Nikolla Gruevski të pafajshëm dhe ta ktheni në Shkup.

Mos baj dert Bujar, se VLEN nuk shkon nëpër seli partiake e nëpër hotelet e Mijallkovit për te pirë kafe e për t’i lutur që të bëheni pjesë e Qeverisë, siç jeni duke bërë këto ditë ti, Artani, Menduhi dhe shokët tuaj.

Qeveria e re, Bujar, do t’i përfaqësojë edhe shqiptarët, edhe turqit, edhe boshnjakët, edhe romët, edhe Badinterin. Qeveria e re, ndërkaq, nuk do ta perfaqësojë BDI-në, të cilën e kanë braktisur të gjithë, dhe as Nikolla Gruevskin, i cili është azilant nga drejtësia.

Më 8 maj voto VLEN, ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments