Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMeta thotë se ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi do të hapte kutinë e...

Meta thotë se ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi do të hapte kutinë e Pandorës në Ballkan

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet në rajonin e Ballkanit, gjatë një vizite të tij në Uashington.

Sipas tij, faktori shqiptar, ka qënë një katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon, ndërsa një ndryshim i mundshëm kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë do të hapte kutinë e Pandorës.

“Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike”, ka thënë Meta në Qendrën e Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin “John Hopkins”, në Uashington.

Fjala e plotë e Metës:

Ballkani është një “punë” ende e papërfunduar. Ndërhyrja e NATO dhe veçanërisht përfshirja e SHBA-BE, jetësore për Ballkanin. Shqiptarët janë një faktor i fortë stabilizues në rajon. Faktori shqiptar, katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon. Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj.E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi. NATO, BE dhe SHBA të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Maqedoninë. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, shembull i bashkëpunimit ekonomik rajonal në fushën e energjisë. Të krijojmë “BE-në tonë të vogël” brenda vendeve tona. Një nga sfidat më të mëdha të rajonit tonë është emigracioni i paligjshëm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments