Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriMeta mesazh Ramës nga Jala: Unë e kap demin prej brirësh dhe...

Meta mesazh Ramës nga Jala: Unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe, ti je zemërlepur

Kreu i Partisë së Lirisë i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama nga Jala, duke e quajtur atë zemërlepur”. I pyetur nga gazetarët, ai tha se “e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe”, njëlloj siç ka bërë edhe në të kaluarën.

Më tej, Ramës i tregoi dhe përballjen me drejtësinë kur tha se do të ketë në të ardhmen mjekun te koka dhe policin te dera, pasi do të dënohet me ligjet që ka votuar vetë.

“Unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe, dhe e bëj vetë siç e kam bërë edhe në të kaluarën ndërsa ti je një zemërlepur dhe hiq dorë nga raportet e tua me bandat kriminale në vend për të goditur opozitën dhe për të inskenuar krime politike.

Ke bërë shumë deri tani dhe i ke dosjet plot. Përpiqu tani ta lehtësosh veten sa të mundesh, se do të dënohesh me ligjet e tua. Do ta kesh mjekun dhe mjeken te koka dhe policin te dera. Asnjë hakmarrje, por vetëm një zbatim i ligjeve të tua për firmat që ke hedhur fët e fët për të mashtruar popullin e Shqipërisë”, tha Meta për Syri Tv.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments