Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMësimëdhënësit pritet të nisin grevën, qytetarët i mbështesin

Mësimëdhënësit pritet të nisin grevën, qytetarët i mbështesin

Gazetare: Melihate Rustemi

Javën e ardhshme, prindërit e nxënësve dhe fëmijëve që shkojnë në çerdhe pritet të njoftohen zyrtarisht për nisjen e grevës së përgjithshme dhe mënyrën e zhvillimit të saj, shkruan Alsat.

Siç ka bërë të ditur tashmë Sindikata e Arsimit, punonjësit që do të jenë në grevë, nuk do të pranojnë fëmijë në kopshte, nuk do ta zhvillojnë procesin mësimor dhe aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënien.

SASHK-u kërkon mbështetjen e prindërve dhe kujdestarëve derisa greva të jetë aktive.

“Secili duhet të marrë aq sa e meriton. Megjithatë, sipas funksionit dhe përgjegjësisë që kanë vërtet meritojnë më shumë”, thotë një qytetar.

“Punonjëset në çerdhe kanë fëmijë të vegjël aty, kujdesen për to, i veshin dhe i zhveshin, patjetër të marrin më shumë. Patjetër të kenë paga më të mëdha”, shprehet një qytetar tjetër.

Një pjesë e qytetarëve madje thonë se në mbështetje të mësimdhënësve edhe qytetarët duhet të dalin në protesta.

“Duhet të shpërblehen mësimdhënësit, ata janë bartësit që fëmijët të shkollohen, të jenë të gatshëm të mësojnë tutje. Njësoj edhe për çerdhet, në tërësi për procesin mësimor”, thotë një qytetare.

“Sa më shumë të dalin në protesta e grevë. Arsimtari e mjeku duhet me pas rrogën më të madhe se janë për shëndetin e mësimin tonë, të fëmijëve tanë..”, shprehet një qytetare.

Vendimi për grevë erdhi pas negociatave jo të frytshme mes Qeverisë dhe Sindikatës për Arsim për rritjen e pagave në shkolla dhe kopshte. SASHK-u kërkon që rritja e pagave në arsim dhe kopshte të reflektohet që në rrogën e marsit të paktën për 18 %, pa humbur asnjë muaj më tepër./ Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!