Meshkujt janë egoistë ndërsa femrat dashamirëse me qëllime për të ndihmuar të tjerët. Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer në Cyrih.
Sipas kërkuesve rezulton se truri i mashkullit nxit egoizëm, ndërsa ai i femrës dashamirësi dhe kujdes.
Për të shpjeguar këtë ‘fenomen’ shkencëtarët kanë vështruar aktivitete të trurit kur personat e ekzaminuar merrnin vendime jo-egoiste dhe kur mbisundonte egoizmi.
Kështu, ata kanë zbuluar që striatumi (pjesa e trurit e cila na “shpërblen” me dopaminë kur bëjnë diçka të mirë) te femrat tregon reagim më të theksuar kur ato marrin vendime joegoiste, në krahasim me gjininë mashkullore.
Nga ana tjetër, striatumi te meshkujt më shumë ka reagonte tek sjelljet egoiste.
Por, i gjithë skenari merr kthesë kur kërkuesit kanë anashkaluar efektin e striatumit me ndihmën e disa medikamenteve.
Në këtë rast, femrat janë bërë egoiste, ndërsa meshkujt më të sjellshëm dhe të gatshëm të ndihmojnë.