Telenovela e pagesave të mbetura nga ‘’Ambulanca’’ e Frëngovës, më në fund po merr drejtimin e duhur. Sot pas gati 5 viteve është kryer kësti dytë i pagesës ndaj firmës kontraktuese për ndërtimin e bazamentit dhe godinës 1 katëshe , që presupozohej të funksiononte si ambulancë. Fatura ka ardhur në muajin e dytë të vitit 2010, ndërsa sot jemi fundi i muajit shkurt i 2015 dhe për fat të keq ende po përballemi me probleme të tilla. Në fakt ky objekt është përuruar më shumë sesa njëherë për publicitet elektoral, përkatësisht për keqpërdorime të njëpasnjëshme zgjedhore nga ana e ish zyrtareve lokalë paraprakë përfshirë ish Kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko dhe vetë ish Ministrin e Shëndetësisë Bujar Osmani. Të gjithë jemi dëshmitarë se ky objekt jo vetëm që nuk u vu asnjëherë në funksion, për të cilin ishte parapar, por ngarkoi edhe ndërmarrjet private që u morën me ndërtimin e tij. Nuk është hera e parë, që Komuna e Strugës shlyen fatura të vjetra të pashlyera si pasojë e keqmenaxhimit paraprak komunal sic ishte rasti me faturat me shifra të mëdha të prapambetura të festivalit ‘’ Këngë Jeho’’.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun
Komuna e Strugës
26.02.2015