Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiMerko i bën thirrje Sugareskit së bashku të kontrollojnë ku ka parregullsi...

Merko i bën thirrje Sugareskit së bashku të kontrollojnë ku ka parregullsi në bregun e Strugës


Kryetari i komunës së Strugës Ramis Merko i bëri thirrje ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski të vjen në Strugë me inspektorët kompetent dhe të bëjnë kontroll përgjatë bregut për tejkalimin e problemit dhe akuzat për dhënie ilegale të plazheve nën koncesione.

Pas njoftimeve të ministrit resor për ndryshime të ligjit, me çka do t’u merren ingerencat komunës së Ohrit dhe të Strugës të ekonomizojnë me plazhet përgjatë bregdetit, Merko konsideron se për momentin duhet të ketë bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe qendror.

“I bëj thirrje ministrit të vjen në Strugë me inspektorët kompetent dhe të ecim nëpër bregdet dhe të tregojmë se ku mund të jepen koncesione t’i japim dhe ku nuk mund të mos i japim, ndërsa të mos e shkatërrojmë bregun e Strugës. Mendoj se nëse dikush deklaron diçka duhet të vjen në vendin e ngjarjes t’i shqyrtojmë të gjitha problemet nëse ka dhe së bashku të veprojmë nëse duhet”, deklaroi Merko.

Ai konsideron se udhëhiqet hajkë kundër vetëqeverisjes lokale dhe kundër turizmit në Strugë, nga i cili ekzistojnë një numër i madh i familjeve. Vitin e kaluar shënoi se në Ohër janë dhënë, përkatësisht janë vazhduar koncesione të 30-të plazheve, por askush nuk ka reaguar.

U përgjigj edhe në akuzat për moslargim të platformave në Radozhda, për të cilat nëse mbyllen thotë se fshati do të shpërngulet.

“Radozhda është e njohur për ato restorante të cilat shërbejnë peshk. Fshati ekziston nga ato pesë-gjashtë restorante, është fshat turistik dhe i peshkimit. Që të mbijetojnë duhet t’i bëjmë më të mira, ndërsa jo t’i prishim”, tha kryetari i komunës duke theksuar se vetëqeverisja lokale do të bëjë gjithçka për zhvillimin e turizmit, ndërsa jo t’i dëbojë turistët, të cilët janë më të përfaqësuar një muaj në verë.

Ai kërkoi nga institucionet të kenë kujdes edhe në shitjen e plazheve që janë kthyer me denacionalizimin e pronës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments