Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëMërgimtari shqiptar vret gruan e tij në Gjermani

Mërgimtari shqiptar vret gruan e tij në Gjermani

Rreth orës 15 të enjten pasdite, një person u paraqit në një stacion policie të qytetit Regensburg për të informuar se ai kishte vrarë gruan e tij në një apartament në këtë qytet

“Menjëherë më pas, kolegët shkuan me makinë drejt banesës së burrit. Atje ata gjetën kufomën e një gruaje” ka thënë komisionerja e policisë Franziska Meindl për gazetën TAG24.

Siç dihet tani, gruaja e vrarë është bashkëshortja e personit që ishte paraqitur në polici.

“Megjithatë, ne ende nuk jemi në gjendje të sigurojmë ndonjë informacion të besueshëm mbi motivin dhe rrjedhën e ngjarjeve” ka shtuar Meindl. Aktualisht janë duke u zhvilluar hetimet nga policia kriminale.

Se si ka ndodhur saktësisht vdekja e gruas në apartamentin e saj ende nuk është njoftuar zyrtarisht.

Ndërkohë është lëshuar urdhër arresti për vrasje ndaj burrit të saj. Sipas asaj që ka deklaruar policia të premten, 55-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë gruan e tij, përcjell albinfo.ch. Autopsia e trupit të viktimës ka zbuluar disa plagë me thikë në pjesën e sipërme të trupit. Burri është dërguar në një institucion korrektues.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments