Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiMërgimtarët nga Zvicra e Gjermania bëjnë me shtëpi familjen 10 anëtarëshe

Mërgimtarët nga Zvicra e Gjermania bëjnë me shtëpi familjen 10 anëtarëshe

Mërgimtarët nga Zvicra e Gjermania bëjnë me shtëpi familjen 10 anëtarëshe.

Vetëm për një dekadë kryesia e Shoqatës bamirëse “Feniks” nga Ferizaj realizoi një projekt gjigant prej hiç më pak se 232 shtëpi të reja për familjet skamnore, ndër të cilat prijnë ato të familjeve të luftëtarëve të rënë në luftë, të veteranëve apo familje me gjendje të skajshme ekonomike.

Në këtë kuadër sot u bë me shtëpi të re, të pajisur me orendi edhe familja dhjetanëtarëshe e Bashkim Loku me prejardhje nga një fshat malor i Kaçanikut, por që prej vitesh jetonte me qira në Ferizaj në saje të punës që bënte kryefamiljari me karrocë duke mbledhur kanaqe e mbeturina të tjera.

Prej dje nga tetë fëmijët e kësaj familje, nga të cilët 6 pa nënë, njëri nga ta do ta mbajë përjetë në kujtesë momentin kur atij iu dhanë gërshërët për të prerë shiritin të shtëpisë së re, të pajisur edhe me mobile të reja, në saje të ndihmës së njerëzve bamirës qoftë nga Ferizaj apo diaspora.

Se Shoqata “Feniks” e Ferizajt, në krye me humanistin Milaim Jasharin, është kthye në sinonim bamirësie, kjo nuk do koment, por madhështorja e projekteve të saj qëndron në besimin dhe reputacionin e madh që ka fituar “Feniks”, si breenda edhe jashtë Kosove, madje edhe tej oqeanit Atlantik, çka dëshmon edhe një shtëpi e re në Rroganë të Kamenicës, kontribut i grave shqiptare që jetojnë në Kanada.

Paraprakisht, për këtë shtëpi, fqinji Zejnë Haliti, duke e parë gjendjen e rëndë të kësaj familjes Loku, bleu një truall prej 4 ari në shumë prej 3500 eurosh në fshatin Rakaj për ndërtimin e shtëpisë së fqinjit të tij skamnor.

Për këtë familje nuk mungoi as ndihma nga mërgata, e cila që nga themelimi ndihmon “Feniksin” duke e parë se ç` vetëmohim e angazhim tregon për të bërë me kulm familjet skamnore. Kështu bashkatdhetari nga Gjermania Fadil Jashari me shokë, Tahir Jashari, Jakup Morina me shokë të vet, që punojnë në aeroportin e Cyrihut, që kanë bashkëpunuar edhe më parë me shoqatën, duke ngrit një shtëpi në komunën e Kaçanikut, kësaj radhe grumbulluan të gjithë së bashku po ashtu mjete financiare në shumë prej 12 mijë eurosh. Si edhe në disa raste të tjera edhe familja ime iu bashkua me një shumë mjetesh këtij aksioni bamirësie.

Me rastin e inaugurimit , filantropisti Milaim Jashari përmendi se kjo vetëm sivjet është shtëpia e 16 që ndërton dhe inauguron Feniksi, ndërsa e 232 ta me radhë në kuadër të një harku pak më tepër se dhjetëvjeçar që nga themelimi i shoqatës. Në tërë këtë projekt gjigant kontribut të madh pos mërgimtarëve nga anë të ndryshme duke dalluar edhe Shoqatën e Grave Shqiptare kudo në Botë, që me mjetet e grumbulluara ka arrit të ndërtojë disa shtëpi. Me këtë rast duhet veçuar firmën “ELIAB”, në Ferizaj që me kontributet e saj ka ngritë rreth 40 shtëpi nga të cilat vetëm sivjet 7 prej tyre.

Është për të ardhur keq, se pos televizioneve lokale të Ferizajt dhe RTV21 -shit televizionet tjera, përfshi edhe atë publik, shumë pak i japin hapësirë punës madhore që bën “Feniksi” ferizajas edhe atë plotësisht me punë vullnetare, duke ngritë shtëpi jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Madje deri sot nuk kemi asnjë dokumentar të mirëfilltë për punën e jashtëzakonshme të kësaj shoqate që tash është ngrit në një institucion gjigant sa humanitar aq fisnik e vullnetar, projekt ky që meriton me plot të drejtë edhe një lapidar.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!