Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMërgimtarët në hall si tu dërgojnë para të afërmeve të tyre! Paratë...

Mërgimtarët në hall si tu dërgojnë para të afërmeve të tyre! Paratë do të tatimohen!

Nga janari i vitit 2018 të gjithë qytetarët e Maqedonisë, përveç obligimit të paraqitjes se tatimit personal brenda një viti kalendarik, do të detyrohen të paraqesin edhe paratë që qytetarët i pranojnë si transferta private përmes shërbimeve të shpejta, siç janë “Western Union” apo “Money Gram”, shkruan gazeta KOHA.
Ministria e Financave paralajmëron se së shpejti do të jetë gati Propozim ligji që ka për qëllim t’i detyron dhënësit e shërbimeve të transfertave të shpejta si dhe agjentët tjerë, t’i paraqesin të gjitha transferuat, të cilat qytetarët tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë Maqedonisë, ua dërgojnë familjarëve të tyre dhe të njëjta t’i paraqesin në Drejtorinë për të Hyra Publike (DHP).

“Drejtoria për të hyra publike nuk disponon më të dhëna të sakta për tarnsfertat e qytetarëve përmes shërbimeve të shpejta të parave nga subjektet që deri më sot kanë ofruar kësi lloj shërbimesh dhe nuk kanë qenë të detyruar të dorëzojnë të dhënat për transaksionet e kryera të parave deri të Drejtoria për të Hyra Publike”, thuhet në ueb faqen e Regjistrit të Vetëm Nacional Elektronik të Republikës se Maqedonisë (ENER). Nëse ky Propozim ligj miratohet para përfundimit të këtij viti, atëherë sipas ENER, subjektet dhe agjentët privat që do të kryejnë shërbime të shpejta të parave të emigrantëve që u dërgojnë familjarëve te tyre, nga janari i viti të ardhshëm do të detyrohen për çdo muaj të dorëzojnë raporte financiare për të gjitha transakcionet individuale për transferim parash. Përveç që duhet t’i dorëzojnë Bankës Popullore të Maqedonisë, këtë duhet ta bëjnë edhe në DHP, e cila në këtë mënyre do të disponon me të gjitha të dhënat e parave të transferuar nga mërgimtarët drejt familjeve të tyre në Maqedoni.

Sjellja e këtij Ligji, për ekspertin ekonomik, Marjan Petrseki, është shumë i rëndësishëm për shkak të dërgesave të mëdha që emigrantët i dërgojnë familjarëve tyre në Maqedoni. Vlerësimet e para janë se këto dërgesa në nivel vjetor kapin shifrën prej 10 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor. “Është e drejtë që shteti të ketë qasje të saktë se sa janë remitencat e qytetarëve që dërgohen drejt Maqedonisë. Mirëpo, çdo përpjekje që të tatimon apo të shfrytëzohen si të dhëna për të kontrolluar gjendjen financiare të familjeve që janë bartës të ndihmave sociale, mund të rezulton me uljen drastike të transfertave të këtilla dhe nga viti i ardhshëm këto para, në vend që të dërgohen përmes sistemeve fiskale legale, do të dërgohen përmes rrugëve tjera jo legale, për shembull, përmes linjave të autobusëve. Për momentin, të dhënat jo zyrtare janë se një pjesë e madhe e remitencave edhe ashtu dërgohen përmes kanaleve joformale. Prandaj, nëse fillon të zbatohet ky ligj, edhe pse në shikim të parë duket se mund të ketë efekte pozitive, duhet të kihet kujdes, sepse efektet negative mund të jenë më të mëdha se efektet pozitive”, thotë Marjan Petreski, profesor universitar në Kolegjin Amerikan në Shkup.

Nga “Western Union”, agjencisë për transferta të shpejtë të pareve, thonë se me këtë ligj preken shtresat e varfra dhe sidomos shqiptarët. “Cilën popullatë më së shumti do të prek ky ligj, kuptohet xhepin e popullatës shqiptare, sepse dërgues më të mëdhenj të remitencave janë mërgimtarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Nëse qeveria e mëparshme bëri çmos që të largon të rinjtë shqiptarë jashtë shtetit, duke mos u ofruar atyre një vend pune, tani kjo qeveri, më masa antipopullore, dëshiron përmes këtij ligji t’ua merr parat të rinjve shqiptarë që punojnë jashtë shtetit dhe të cilët një pjesë të fitimit ua dërgojnë familjarëve të tyre”, thotë Marku.

Sipas tyre, aspak nuk mban arsyetimi se më këtë ligj shteti dëshiron të vendosë rend sa i përket dërgesave të mërgimtarëve përmes tarnsfertave të shpejta, sepse asnjë shtet në botë nuk ka ligj të këtillë. “Përmes këtij ligji Qeveria aktuale dëshiron të ketë kontroll të plotë të parave të shqiptarëve si dhe agjencitë që kryejnë shërbime të shpejta për dërgimin e parave familjarëve të tyre. Qëllimi i vetëm është të tatimohen edhe këto para të shqiptareve të fituara jashtë vendit dhe më këtë të mbush sa ma shumë arkën shtetërore. Ky ligj do të ketë efekte negativ, sepse mërgimtarët shqiptarë në të ardhmen do të dërgojnë më pak para përmes sistemeve legale financiare dhe se do të gjejnë një rrugë tjetër ilegale që do t’i dërgojnë para familjarëve të tyre” thotë Ylli Marku, drejtues i Agjencisë par transfertë parash “Western Union”. (koha.mk)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments