Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Menduh Thaçi deklaroi se beteja kryesore për vota në zgjedhjet e parakohshme parlamentare tek shqiptarët do të jetë mes atij dhe Ali Ahmetit. Përveç kësaj, ai është i bindur në fitore të partisë së tij.
“Është e qartë se populli shqiptar në Maqedoni dëshiron betejë të mirë politike dhe demokratike. Mendoj se kjo betejë do të jetë mes BDI-së dhe PDSH-së, mes Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit. Ne jemi të përgatitur për një betejë të tillë”, deklaroi mes tjerash Thaçi pas takimi me ambasadorin hungarez Laslo Duks.
Për ofertën e djeshme të Aleancës për Shqiptarët drejtuar BESË-s de Alternativës, Thaçi me përgjigje se nuk do të ketë rezultat.
“Nuk ka asgjë këtu, por luftë e mundimshme e individëve, drejtuesve të këtyre grupacioneve, që ata personalisht të bëhen parti”, tha Thaçi.
Në pyetjen e gazetarëve nëse ka bisedime me RDK-në e Vejselit për koalicion parazgjedhor, lideri i PDSJ-së tha diçka konkrete.
“Edhe pse i quajnë parti shumë të vogla, me braktisjen e shoqërisë së Selës treguan qëndrim dinjitoz, kur dolën nga Qeveria. Nuk ka diçka të saktë, sepse ende nuk jemi afër marrëveshjes”, theksoi Menduh Thaçi.