26.mars 1981 njoha mikun tim, Qazim Hoxha që tashmë s’është në mesin tonë.
Pikërisht sot 44 vite më parë, si pasojë e intervenimit barbar të njësisë speciale sërbe, kundrejt demonstruesve, përfunduam në spitalin e Prishtinës, në gjendje shëndetsore të rënduar. Po aty ku edhe u njohëm e kaluam plot 13 ditë.
Pikërisht sot pas 44 vite afërsie dhe respekti të ndërsjellë, në ditën historike të demonstratave të “81 unë me shokët e Qazimit,Aki
Dika dhe Qemal Mustafa bëm homazhe tek intelektuali, patrioti i heshtur por, i veprave!
Sot me mall,nëna dhe familja e Qazimit bashkë me ne evokuam, kujtime të pa harruara edhe pas 44 vite miqësi.
Sot në Marali të Malishevës rikthyen ato kujtime që ngërthenin në vete , dhimbje dhe krenari.
I lumtur që të njoha shoku im!
Qoftë i lehtë dheu i Republikës së Kosovës miku im.
Mendi Qyra