Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionMë shumë komandant se sa ushtarë

Më shumë komandant se sa ushtarë

Shkruan: Nehat Jahiu

Ata të cilët nuk e përkrahën luftën, sot flasin për luftën. Sot po na dalin më shumë Komandanta se Ushtarë.

Një numër i madh politikanësh, analistë, gazetarë intelektualë me tituj shkencor, udhëheqës të lartë në poste të ndryshme institucionale, hoxhallarë e shumë e shumë patriotë tjerë në thonjëza që sot po na eksponohen para popullit dhe në mjetet e informimit, nepër tubime e…. dhe na shesin gogla për dushk dhe rrahin gjoks dhe kinse shkrihen dhe treten për vendlindjen ,për atdheun e tyre,për popullin e tyre,për liri,për…,për?!… A thua vallë kanë harruar se kur vendlindja dhe atdheu i tyre digjej në flakë gjatë luftës së vitit 2001, ku na ishin këta “patriota” të mëdhenj që sot na krokasin si gjeli në maje të plehut?!…

A thua vallë ku na ishin këta “patriota” në kohën e luftës?! Jo,jo që nuk ishin në mesin e popullit që shumë na e “deshën” para luftës dhe aq më shumë na e duan edhe sot. Ikën!.. Ikën!… Larg e më larg!… Ikën vet!… Ikën edhe me familjet e tyre…! Ia kthyen shpinën vendlindjes… Atdheut!…Popullit! Ia kthyen shpinën djemve dhe vajzave më të dashura të kombit!… Atyre që kishin veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe që qëndronin trimërisht dhe sypatrembur në vijat e frontit dhe ishin të gatshëm që në çdo çast të derdhnin gjakun e tyre të njomë dhe të flijonin jetën e tyre mu në lulen e rinisë,pa e kursyer fare për vendlindje…,për atdhe…,për liri… ,për!…

E çfarë të themi sot pas ca vitesh për disa “patriota” e “ atdhetarë”të vetshpallur dhe që po na shtohen dita-ditës si këpurdhat pas shiut!… Në kohën më të vështirë këta “patriotë” ,jo që nuk ishin në mesin e popullit,por disa prej tyre me mish e me shpirt ishin munduar që ta deskriditojnë, ta çvelrsojnë e çfarë jo, tjetër luftën e drejtë të UÇK-së dhe djemtë dhe vashat e saj. Parashtrohen edhe shumë e shumë pyetje tjera… Ku na ishin vallë disa“intelektualë” me profesione të ndryshme…!? Ku ishin ca doktor shkencash,krijues letrar,artist…, gazetarë, arsimtarë,profesorë,mjek,hoxhallarë , politakaj e shumë e shumë…,e shumë të tjerë…! Ku ishim shumë prej nesh arsimtarëve që nxënësve tanë me orë të tëra u kishim shpjeguar për patriotizëm …,e në kohën më të vështirë nxënësit tanë i lamë të vetmuar në vendlindjet tona… dhe në vijat e frontit për të na i mbrojtur vendlindjet tona,atdheun…, pragun e shtëpisë…,shkollat…, dhe… Ku na ishin dhe kun na mbetën ca hoxhallarë që gjatë ligjeratave të tyre nëpër xhami…,oda ndejesh dhe… kur para luftës i preferonin xhematit të tyre se si duhet luftuar për ta mbrojtur dhe si duhet vdekur për vatan… dhe… Po ku na ishin vallë jo numër i vogël i atyre që të vdisnin të parët për vatan…,të binin dëshmorë (shehid) për atdhe e për iman….Po, po …,ata ishin të parët që ikën nga vatani dhe i lanë të mbyllura nën dri edhe xhamitë, ndërsa xhematit të tyre i thanë lamtumirë duke ia mbathur larg e më larg vendlindjes së tyre ,atdheut dhe popullit… që pas mbarimit të luftës përsëri të kthehen dhe pa një pikë turpi përsëri disa prej tyre të përmendin edhe sot vatanin , popullin,lirinë.,kombin,e çfare jo tjetër…Po ku na ishin edhe ca mjekë që sot na shesin patriotizëm e kur duhej shëruar plagët e bijve dhe bijave më të dashur të kombit që derdhnin gjakun në vijat e frontit…,ku ishin ca mjekë patriota të sotëm…,ku ishin…!? Ju lumtë dhe Zoti i bekoftë ata që i dolën zot atdheut të tyre dhe ia falën gjakun gjymtyrat dhe jetën e tyre.

Mjerë ata që asnjëherë dhe me asgjë nuk i shërbyen popullit dhe atdheut as me pushke e as me penë…!Por,ajo që është edhe më e keqja dhe absurd mbi absurdin dhe që nuk kanë as një fije turpi dhe sot dalin para popullit dhe në mënyra më të ndryshme mundohen që të kenë ndikim tek populli dhe përsëri pa pikën e turpit mbajnë përsëri ligjërata nëpër tubime të ndryshme…! Disa shkojnë edhe aq larg përsëri që na merren edhe me analiza, na paraqiten me shkrime pompoze dhe me diskutime patriotike…! Derdhin lotë krokodili për të drejtat e shqiptarëve, për ish luftëtatarët,invalidët e luftës, dëshmorët e kombit, familjet e tyre dhe!…
Sëpaku mos më shumë,mu në këtë kohë më të vështirë të gjendeshin pranë popullatës, për asgjë tjetër,por sëpaku prania jonë në mesin e tyre do ishte një kontribut dhe një kurajo dhe mbështetje morale për popullin dhe luftetarët e lirisë… A thua vallë ku ishin ata të zgjedhurit e popullit që nëpër tubime nxirrnin dhe nxjerrin edhe sot zjarr prej goje duke shitur patriotizëm para masës popullore dhe duke ua kërkuar votën derë më derë në emër të patriotizmit dhe betoheshin dhe betohen se gjithmonë do të jenë në mesin e tyre…!? A thuavallë ku na ishin dhe ku na mbetën kur predhat e granatave,bombat…,plumbat…,zjarri…,flaka…,digjte popullin e tyre…!Ku e kishin lënë…!? Ku e kishin harruar valle…?! E, sot përsëri disa të njejtit dalin dhe i shesin mu këtij populli gogla për dushk…dhe ua kërkojnë përsëri votat…Çfarë të themi…!? Absurd ,mbi absurdin…!?! Ajo që ishte dhe mbeti një gjë që quhet “Kafshatë që nuk kapërdihet”,që disa prej tyre me mish e me shpirt u munduan, dhe dëshironin që ta turpronin, ta degradonin dhe ta minimizonin tejmase dhe pa një pikë turpi në sy luftën e drejtë të bijve dhe bijave dhe sakrificën e popullit dhe në mënyrën më mizore shkelnin dhe sot shkelin mbi varret e dëshmorëve të lirisë…, mbi gjakun e tyre…,mbi gjymtyrat e invalidve…,mbi ndjenjat, dhembjet, moralin dhe krenarinë e familjeve të tyre…Dhe gjithë këtë e bëjnë me një qëllim të paramenduar përikjen e tyre që bërën gjatë luftës…,këta individ të paskrupullt shkojnë edhe aq larg sa që me mënyrat më të fëlliqura mundohen ta etiketojnë dhe ta zhvlersojnëluftën e viti 2001-shit dhe luftëtarët e saj duke i quajtur hajdut…,analfabeta…, e çfarë jo tjetër…!?Ku jemi sot…?! Ku jemi…!? Mos vallë kemi harruar…!? Kur i mëshonim gjoksit dhe krenoheshim me këta luftëtarë të lirisë kur luftonin në pikat e tyre të vdekjes…! E sot ,çpo ndodhë…!?Përsëri i shajmë…!? I nënçmojmë…! I kemi lënë anësh…!? I kemi harruar…!? I kemi çvlerësuar…! I kemi lënë në mëshirën e Zotit…! I kemi lënë në mungesë të kafshatës së bukës…!? Me skamje dhe vuajtje të paskajshme individuale dhe familjare…!? Ideali patriotik dhe atdhetar i luftëtarëve të lirisë…?! I atyre që lanë gjymtyrat në fushë beteja…,gjaku i derdhur…,dhe jeta e dëshmorëve ishin dhe mbetën gjithnjë krenaria kombëtare e një populli dhe e një historie të tij…! A thua vallë çfarë duhet thënë për ata që ikën kur vendlindja,atdheu,populli i tyre digjej flakë e bëhej shkrumë e hi…! Ku ishte dhe ku ishte dhe ku na mbeti ideali i tyre…!? Ku…?! Ku…?! Në funksione…!? Në kolltuqe…!? Në…! Në…!?Ideali i tyre ishte dhe mbeti: Që dikush të burgoset…! Të vuj nëpër kazamate…!Të kalbet…! Dikush të luftoj dhe të vdes…!…Dhe mos ta shijoj lirinë…! Për të cilën dha djersën…,gjakun…,gjymtyrat…dhe të vuaj për një kafshatë buke…?! O Zot mëshirona…! Të lutemi, o Zot…! Çfarë të themi edhe pë rca “komandanta të vetshpallur”…?! Që na derdhin lotë krokodili për luftën e UÇK-së ,luftëtarët e saj,për invalidët e luftës, dëshmorët e kombit…! Dhe…!? Po çfarë të themi edhe për ca dezertera të luftës..?! Që ,sot treten e shkrihen për popull…,për atdhe…,për patriotizëm…,për…!? Për…!? Kush shkeli…!? Kush po shkel…!? Mbi varret dhe gjakun e më të dashurëve të kombit…!?Të atdheut…!? Të lirisë…!? Historisë…! ? Dhe…!? Kush po pasurohet në emër tëtyre…!? Kush…! Kush…!? Deri kur vallë duhet mbyllur sytë…!? …Dhe mos të ngrisim zërin dhe njëherë e përgjithmonë të ju themi STOP…! Ca hajnave…!Hajdutve…!Karrieristave…! Matrapazve…! Laperave…! Servilave…! Puthadorëve…!Dyftyrësheve…!Korruptuesve…! Profiterave…! Dhe…! Që në emër të poppullit…! Në emër të atdheut…! Në emër të patriotizmit…! Në emër të lirisë…! Në emër të luftëtarëve…! Në emër të invalidve…! Në emër të dëshmorëve…! Në emër të familjeve të tyre…! Në emër të gjakut…! Në emër të…! Në emer të historiesë…! Në emër të…! Mbushin xhepat e tyre…! Përçajnë popullin…! Përçajnë ish luftëtarët…!Përçajnë…! Dhe vetëm përçajnë…! Për interesat e tyre personale,familjare dhe grupore…! A thua vallë meriton ky popull…! Populli i sakrificës…! Që të udhëhiqet nga ca individ analfabetësh,korruptues,servilësh,bixhozxhinj,pseudointelektualë,komandant podrumash e çfarë jot jetër…! Që na përfaqësojnë që nga baza e gjer në instancat më të larta institucionale…! A thua vallë ky popull sot nuk ka dhe nuk posedon kuadro të mirëfillta me plotë kuptimin e fjalës intelektualë dhe ate të moshave të ndryshme…! Të rinj, të reja…studentë dhe studente…,të dalluar të lëmive të ndryshme…,intelektual dhe profesionistë të mirëfilltë…,të moralshëm dhe të ndershëm në çdo aspekt… Vetëm në këtë mënyrë mund të ecim përpara…! Kush i nënçmon dhe i ka lënë dhe i lenë në rrugë ish luftëtarët e lirisë…!?Invalidët…!? Kush nuk perkujdesët për ata dhe familjet e dëshmorëve…!? Të vuajnë për një kafshatë buke…! ? E meritojnë këtë…!?Arsyetohemi…!? Nën hijen e kujt kanë mbetur…!? Kush i nënçmon dhe nën hijen e kujt kanë mbetur dhe janë mbuluar atdhetarët e vërtet të kohërve të ndryshme dhe gjer në këtë të luftës së UÇK-së…!?

E sot për një punësim apo diç tjetër një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare varet mu nga ata të cilët gjatë luftës i shanë dhe i etiketuan me lloj-lloj fjalë vetëm e vetëm pse ua prishnin rehatinë e këtyre disa “ patriotave” të sahanave. Pasi përfundoj lufta e vitit 2001 menjëherë që atëherë dhe sot në skenë na dolën dhe u paraqitën shumë “ atdhetarë” që nuk zgjodhën dhe nuk po zgjedhin mjete të mbeten ose të vijnë në pushtet , saqë janë verbuar pas pushtetit vetëm e vetëm për të ia arritur qëllimeve të tyre personale të fshehur nën maskën kinse vuajnë për komb e për atdhe.

Me gjakun e kujt ju o disa zotri jeni ulur sot nëpër kolltuqe dhe po na tregoni atdhetarizëm duke u ngulfatur me nepotizëm familjar, korrupcion të paparë e shumë e shumë gjëra tjera të fëlliqura… Duhet të ju vi turp, por ju nuk keni turp dhe asgjë nuk keni të mire në shpirtin tuaj të kalbur. Ju ishit disa që deri dje I shanit ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare se po ua prishin qetësinë duke ngrërë tollumba e duke pirë limonadë nëpër ëmbëltore. E sot nuk ju keni fare turp dhe keqpërdorni gjakun e tyre me lloj- lloj punë të fëlliqura. Turpi nuk ka skaj për ata që nuk e dinë se çfarë është turpi., sepse jeni ngulfatur me hajni dhe më nuk shihni asgjë para syve tuaj, por një ditë të jeni të bindur se nëse nuk do të dënoheni në këtë botë I sigurtë do të jem se këto llogari do I paguani para Zotit në botën tjetër.
Oh, Zot mëshirona!…

Me gjakun e kujt ju o disa zotri jeni ulur sot nëpër kolltuqe dhe po na tregoni atdhetarizëm duke u ngulfatur me nepotizëm familjar, korrupcion të paparë e shumë e shumë gjëra tjera të fëlliqura… Duhet të ju vi turp, por ju nuk keni turp dhe asgjë nuk keni të mire në shpirtin tuaj të kalbur. Ju ishit disa që deri dje I shanit ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare se po ua prishin qetësinë duke ngrërë tollumba e duke pirë limonadë nëpër ëmbëltore. E sot nuk ju keni fare turp dhe keqpërdorni gjakun e tyre me lloj- lloj punë të fëlliqura. Turpi nuk ka skaj për ata që nuk e dinë se çfarë është turpi., sepse jeni ngulfatur me hajni dhe më nuk shihni asgjë para syve tuaj, por një ditë të jeni të bindur se nëse nuk do të dënoheni në këtë botë I sigurtë do të jem se këto llogari do I paguani para Zotit në botën tjetër. tëKush i nënçmon dhe nën hijen e kujt kanë mbetur sot intelektualët e mirëfilltë dhe të vërtetë të kombit…!? Kush inënçmon rinitarët dhe rinitaret e mirëfilltë dhe të vërtet që janë ardhmëria e një populli dhe nën hijen e kujt kanë mbetur ata…!?
Kush i nënçmon dhe nën hijën e kujt kanëmbetur njerëzit e moralshëm,të ndershëm dhe besnik të popullit….!? Kush i nënçmon njerëzit më të merituar të penës dhe të pushkës?!… Vetëm me këta njerëz mund të indentifikohet dhe të krenohet një popull dhe atdheu dhe jo me….Oh, Zot mëshirona!…

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!