NUK DO INTERPRETOJ KENGEN ME TE CILEN U SHPALL FITUESE NE FESTIVALIN E MADH TE RADIO TELEVIZIONIT SHQIPTAR,NDRYSHOJNE GJERAT KESAJ RADHE…JA PSE…
Kengetarja Elhaida Dani para pak minutash ne profilin e saj:
Mendoj se eshte e drejte t’ju komunikoj personalisht vendimin e marre dhe me eshte komunikuar se fundmi.
Kete vit do te perfaqesoj Shqiperine ne Eurovision me nje kenge tjeter nga ajo me te cilen u shpalla fituese e FiK,,, ne dhjetor te vitit te kaluar.
Ky lajm do behet publik dhe zyrtar se shpejti, por deshiroja qe te isha une ajo qe jua komunikoj per here te pare.
Autori i kenges Diell, per arsye personale dhe te pandryshueshme, ka vendosur te terheqe kengen nga ai e kompozuar dhe do jete per fat te keq e pamundur te kendohet nga une ne Eurovision Song Contest 2015.
Duke respektuar kete zgjedhje te tijen personale, dhe ne dakordesi me RTSH, e mbi te gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC , me eshte komunikuar qe si fituese e FiK, une duhet te perfaqesoj vendin tim ne Viene me nje kenge te re.
Urimi dhe deshira ime eshte qe ky vendim i papritur qe me eshte bere i ditur te mos sjelli pakenaqesi dhe polemika;
~Qellimi mbetet ai qe Shqiperia te ndahet me nje rezultat sa me te mire dhe te gjithe do punojme sa me shume per ta arritur. ~
ELHAIDA DANI
(Struga Ekspres)