Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMe ndryshimet e Ligjit të doganës, bëhet zvogëlimi i gjobave prej 250...

Me ndryshimet e Ligjit të doganës, bëhet zvogëlimi i gjobave prej 250 në 50 euro për person juridik

Mesatarisht për 75 për qind janë zvogëluar gjobat për kundërvajtjet doganore për të cilat është parashikuar urdhër pagesë e detyrueshme, apo për ato të cilat mund të paguhen në vendin përkatës. Me ndryshimet e Ligjit të doganës, kumtojnë nga Ministria e Financave, bëhet zvogëlimi i gjobave prej 250 në 50 euro për person juridik dhe nga 50 euro në 15 për person fizik, njofton MIA.

Siç theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski, qëllimi i ndryshimeve është përmirësimi i legjislacionit në drejtim të krijimit të aplikimit të drejtë dhe proporcional të dispozitave kundërvajtëse, konform rëndësisë së veprës së kryer.

Me ndryshimet e Ligjit të doganës mundësohet edhe qarkullim më i shpejtë i mallrave. Në të fakt, ai mundëson njohjen reciproke të lejeve të dhëna për operator të autorizuar ekonomik në suaza të CEFTA-s. Ky është përfitim i madh për Shoqatat tregtare të Maqedonisë të cilat tregtojnë në rajon. Njohja e lejeve për operatorin ekonomik do të mundësojë qarkullim më të shpejtë të mallit të eksportuar, më pak kontrolle fizike dhe të dokumentuara dhe mundësi të zgjidhet vendi ku do të realizohen kontrollet. E githë kjo do të kontribuojë në lehtësimin e tregtisë rajonale.

Me ndryshimet e ligjit bëhet edhe harmonizimi me Konventën për procedurë të përbashkët transitore. Me to do të harmonizohen dispozitat të cilat kanë të bëjnë me garantimin në sigurimin e pagesave të borxhit doganor ose taksa tjera lidhur me mallrat në procedurë transitore.

Ndryshimet e ligjit hyjnë në fuqi kah mesi i këtij muaji.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments