Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMë 27 prill kishte skenar për vrasjen e Ziadin Selës dhe Zoran...

Më 27 prill kishte skenar për vrasjen e Ziadin Selës dhe Zoran Zaevit

Javorja “Fokus” ka vazhduar me shkrimet e saj lidhur me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Në një shkrim të numrit të sotëm të kësaj reviste shkruhet se burime relevante kanë vërtetuar se në kuadër të skenarit të 27 prillit ishte paraparë vrasja e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, por përmendet edhe Johan Tarçullovski i VMRO-DPMNE-së, i dënuari i Tribunalit të Hagës për krime ndaj shqiptarëve në luftën e 2001, transmeton INA.

Sipas storjes hulumtuese të “Fokus”, Tarçullovski dyshohet edhe si njeriu që koordinoi grupin me maska, por megjithatë në kuadër të skenarit nuk përjashtohej versioni i lansuar se edhe ai duhej të vritej, për të rënë edhe gjak VMRO-je.

Deputeti i VMRO-së, Johan Tarçullovski është njëri nga të arrestuarit për dhunën e 27 prillit, të cilit Kuvendi ia mori mandatin. Në pamjet nga kamerat e sigurisë, Tarçullovski shihet në korridorin e Kuvendit duke biseduar në celular, por më pas duke orientuar protestuesit që kishin shpërthyer në Kuvend, pas hapjes së dyerve.

Johan Tarçullovski njihet si i dënuari për krime lufte gjatë vitit 2001 nga ana e Tribunalit të Hagës, pasi që ishte autor i masakrës së civilëve shqiptar në Luboten të Shkupit. Tarçullovski pas përfundimit të burgut u lirua disa vite më parë, por që u shpallë një hero, duke përfituar benefitet e pushtetit të VMRO-DPMNE, siç ishte skandali me përfitimin e 5 mijë eurove në muaj nga ana e Qeverisë. Ai dyshohet edhe si pronar në prapaskenë të shumë bizneseve dhe përfitimeve nga pushteti i kaluar. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments