Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMe 1 500 vëzhgues në terren, MOST do të vëzhgojë zgjedhjet

Me 1 500 vëzhgues në terren, MOST do të vëzhgojë zgjedhjet

Asociacioni qytetar MOST do të monitorojë zgjedhjet e nesërme me më shumë se 1 500 vëzhgues. Në 1 160 vendvotime, të përzgjedhura sipas një mostre të rastësishme dhe përfaqësuese, do të vendosen po kaq vëzhgues për të mbuluar 33 për qind të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në vend.

“Vëzhguesit e MOST-it janë statikë dhe do të ndjekin procedurën e votimit gjatë gjithë ditës. Përveç kësaj, MOST do të vendosë 100 ekipe mobile, të përbërë nga 2 vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do të vëzhgojnë herë pas here vendet e votimit ku MOST nuk ka vëzhgues statikë. Përveç kësaj, 80 vëzhgues do të monitorojnë punën e komisioneve zgjedhore komunale dhe do të monitorohet edhe puna e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, u tha konferencën për shtyp nga kjo shoqatë.

Përveç votimit të së nesërmes, MOST po monitoron gjithashtu votimin e parakohshëm të personave të sëmurë dhe atyre me aftësi të kufizuara, personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave në burg apo paraburgim.
Ashtu si në proceset e mëparshme zgjedhore, MOST po zbaton projektin në përputhje me Deklaratën mbi parimet universale për vëzhgimin jo-partiak të zgjedhjeve nga organizatat e shoqërisë civile dhe standardet e tjera të njohura ndërkombëtarisht për monitorimin e brendshëm.Bluzat e verdha me mëngë të shkurtra, në të cilat qëndron logoja e MOST-it dhe mbishkrimi “Monitorimi 2019”, kompetencat dhe akreditimet e MOST-it nga KSHZ-ja, të vendosura në vende të dukshme, do të jenë shenjat e njohura të qytetarëve të cilët si vëzhgues vendas janë pjesë e ekipi monitorues të Asociacionit Qytetar MOST. Shenjat dalluese të vëzhguesve këtë vit ndryshojnë nga ato të viteve të kaluara. MOST thekson se vëzhgues i organizatës është vetëm ai qytetar që mban bluzë, autorizim dhe akreditim vetëm për këto zgjedhje.

Gjatë ditës së zgjedhjeve, qytetarët mund të raportojnë çdo parregullsi ose të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor në linjën telefonike falas 080 080 080

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!