Sunday, August 10, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëMbrëmë në Strugë u promovua libri " Udhëtime dhe kujtime" nga autori...

Mbrëmë në Strugë u promovua libri ” Udhëtime dhe kujtime” nga autori Xheladin Emini

Një mbrëmje e mbushur me kujtime, emocion dhe mirënjohje

Në Coral Beach Bar në Strugë u zhvillua promovimi i librit te babait tim “Udhëtime dhe kujtime” të autorit Xheladin Emini – një dëshmi e gjallë jete dhe një thesar kujtimesh të shkruara me ndjeshmëri, mençuri dhe përkushtim.

Mbrëmja, e moderuar nga Merita Adili, u hap me këngën “Nënë, emër i dashur për mua” – një zgjedhje simbolike që lidhet ngushtë me rrëfimet e librit, ku jeton historia e një nëne dhe bashkëshorteje që sakrifikoi gjithçka për dashurinë dhe mirëqenien e familjes.

Unë, Afërdita Volina, vajza e autorit, mes të tjerash theksova:
“Nga librat e Xheladin Eminit do të marrim dy mësime: së pari, mësimet që u jepen të vegjëlve dhe të rriturve nëpërmjet vargjeve edukative; së dyti, mësimet që vijnë nga shembulli i tij në jetë. Ai, me këmbëngulje e përkushtim të veçantë, me thonj e me dhëmbë, me shpirt e zemër, punon sikur të kishte një mijë sy e jo vetëm dy, edhe pse është i verbër. Siç thotë shkrimtari i njohur Odhise Grillo: ‘Xheladini jeton si një engjëll i dërguar nga Zoti, prej të cilit duhet të mësojmë të gjithë.’”

Recensenti Xheladin Muca ndau vlerësimin dhe mendimin e tij për këtë vepër të çmuar, që ruan gjurmët e një jete të jetuar me dinjitet. Edhe motra ime, Besa Drndar, shprehu mirënjohjen dhe respektin e saj të thellë për babain.

Mbrëmjen e pasuruan poezitë e recituara nga Majlinda Maliqi Rasimi, Irida Morisseu dhe Ramie Zhaku, si dhe fjalët e ngrohta plot respekt të Vait Nasufit, hoxhës Irfan Abas, kolegut mësues Gafur Ziba dhe Adi Aliut, të cilët ndanë kujtime të çmuara me të pranishmit. Nxënësja Ervina Dauti lexoi një përshëndetje të shkruar me dashuri e respekt nga një mësues që ka zgjedhur të mbetet anonim.
Si gjithmonë, prezente dhe me një kontribut të veçantë që ngriti nivelin e mbrëmjes, ishin vajzat e Klubit të librit- Strugë .

Atmosfera ishte e ngrohtë dhe e mbushur me emocion. Çdo fjalë u ndoq me vëmendje, duke e kthyer këtë promovim në një takim shpirtëror, ku libri bashkoi zemrat dhe kujtimet.

Në fund, mbrëmja solli edhe një moment surprizues e plot gëzim – familja dhe miqtë më uruan ditëlindjen, duke e shndërruar këtë aktivitet jo vetëm në një festë të librit, por edhe në një festë të jetës.

Një mbrëmje që nuk ishte vetëm promovim libri, por një udhëtim i vërtetë në kujtesën e shpirtit.
Afêrdita Volina

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments