Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMbi 500 dasma këtë vit, ja sa miliona euro do t'i sjellin...

Mbi 500 dasma këtë vit, ja sa miliona euro do t’i sjellin Strugës

Edhe këtë vit Struga do të ‘vlojë’ nga tingujt muzikor nga do që të kthesh kokën. Është periudha kur dasmat edhe gëzimet e tjera familjare fillojnë të bëhen shumë të shpeshta pas ardhjes së mërgimtarëve në vendlindjen e tyre, madje mund të ndodhë që brenda ditës mund të bëhen mbi 30 ose 40 dasma në Strugë,shkruan Struga Ekspres.

Të gjitha lokalet janë pothuajse të ”bllokuara” nga struganët që duan të realizojnë ceremoninë e dasmës në një lokal të caktuar. Prenotimi i dasmave bëhet pothuajse një vit para për të siguruar një lokal, sepse numri i dasmave në Strugë arrin më shumë se 500 dasma në sezonin veror.

Janë miliona euro harxhime për realizimin e qindra dasmave në Strugë, ku çdo sezon, sallonet e dasmave, butiqet,restorantet, argjendaritë, grupet muzikore, këngëtarët e dasmave…e tj etj, ua shohin hajrin kurdo herë,natyrisht,edhe falë ardhjes së madhe të mërgimtarëve nga Struga që jetojnë në diasporë.

Në sezonin e dasmave në Strugë, gjykuar nga numri i madh i dasmave dhe përgatitja e kësaj ceremonie, harxhohen rreth 15 milionë euro.

Më parë dasmat dhe gëzimet të tjera familjare,struganët i organizonin nëpër shtëpitë e tyre, por tani ka ngelur një numër i vogël i atyre personave që duan t’i realizojnë nëpër shtëpitë e tyre!

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments