Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaska e obligueshme edhe në ambiente të hapura, vetë-izolim i detyrueshëm në...

Maska e obligueshme edhe në ambiente të hapura, vetë-izolim i detyrueshëm në rast të testimit për Covid-19

Gjatë mbrëmjes së djeshme Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Popullatës nga Sëmundjet Infektive. Me ndryshimet e miratuara, mbajtja e maskës bëhet e obligueshme edhe në ambiente të hapura.

Mbajtja e maskës nuk është e obligueshme gjatë kryerjes së aktiviteteve sportive në ambiente të hapura, gjatë vozitjes me automjet personal, nëse shoferi është vetëm apo me ndonjë anëtarë të familjes, nëse personi qëndron në ambiente të hapura në oborrin e shtëpisë së tij me njerëz të familjes së njëjtë, apo në ndonjë objekt gastronomik ku zbatohen protokolle të veçanta për mbrojtje.

Maskë mbrojtëse nuk do të mbahet nëse në vendin e punës shfrytëzohen mjete tjera mbrojtëse, specifike për vende të caktuara të punës, dhe nëse personi ka nevoja të veçanta (person me aftësi të kufizuara apo person me pengesa në zhvillim).

Mosrespektimi i detyrimeve të reja ligjore, respektivisht mos mbajtja e maskës do të gjobitet me 20 euro.

Sipas ndryshimeve ligjore, vetë-izolimi është bërë i detyrueshëm në rast se personi testohet për Covid-19, nga caktimi i testit, ose nga realizimi i testit deri në marrjen e rezultatit, vetë-izolimi vazhdon nëse rezultati është pozitiv. Gjoba për shkeljen e vetë-izolimit është 50 euro.

Ndryshimet ligjore u miratuan dje me 53 vota pro, 26 abstenime, ndërsa nuk kishte deputetë që votuan kundër.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments