Friday, November 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMashtrohet 45 vjeçari, pagoi 200 mijë denarë për bitcoin-a por nuk i...

Mashtrohet 45 vjeçari, pagoi 200 mijë denarë për bitcoin-a por nuk i mori!

*Mashtrime me bitcoinë në Maqedoninë e Veriut. Një kumanovar ka denoncuar në Policinë e Kumanovës se është mashtruar nga një person për 200 mijë denarë. Mashtruesi, i cili i është prezantuar si përfaqësues i Agjencisë së Bitcoinëve, i ka kërkuar shumën në fjalë në këmbim të bitcoinëve për të cilat ka thënë se kapin vlerën prej 14.500 dollarëve.

200 mijë denarët janë dhënë, por bitcoinët askund.

“Më 14.11.2024 në ora 14.30 në SPB Kumanovë, një mashkull 45-vjeçar ka denoncuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 200.000 denarësh. Sipas denoncimit, duke u prezantuar si person nga “agjencia për bitcoinë”, personi i ka thënë se në faturën e tij ka bitcoinë në vlerë prej 14.500 dollarë dhe i ka kërkuar që t’ia japë numrin nga llogaria bankare që t’ia transferojë mjete e parave. Siç është denoncuar, që të mund t’ia transferojë mjetet duhej të kishte 200.000 denarë në faturë, dhe pasi i denoncuari ka tërhequr kredi të shpejtë paratë i janë tërhequr nga fatura, por nuk ka marrë kompensim për bitcoinët”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga atje shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!