Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMASH tregon se pse ia kanë marë kompetencat Arben Taravarit

MASH tregon se pse ia kanë marë kompetencat Arben Taravarit


Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka reaguar në lidhje me marrjen e kompetencave të arsimit kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Detyrimin për të sqaruar veprimet në kundërshtim me ligjin dhe procedurat, kryetari i Gostivarit e zëvendëson me dezinformim, spekulim dhe, mjerisht, edhe me keqpërdorim skandaloz të ngjarjeve të fundit tragjike. MASH shpreh keqardhje të thellë nga sjelljet recidive antiligjore të kryetarit të komunës së Gostivarit, që në vazhdimësi dëmtojnë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe, në përgjithësi, qytetarët e Gostivarit”, thonë nga MASH.

Sipas resorit me të cilin udhëheq, Arbër Ademi, realiteti është se, pas inspektimeve të realizuara nga e Inspektorati Shtetëror i Arsimit në Komunën e Gostivarit, janë konstatuan parregullsitë identike për të cilat tani më njëherë udhëheqësisë së Komunës iu morën kompetencat në sferën e arsimit.

“Për këtë arsye, MASH është e obliguar të ndërmarrë masat për të cilat e obligon ligji, në drejtim të marrjes së përkohshme të kompetencave të Komunës në aspekt të emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve në shkollat e mesme dhe fillore.

Më saktësisht, atë që e konstatoi inspektimi në këtë komunë është, si vijon: mosrespektim i dispozitave ligjore nga ana e kryetarit të Komunës në procedurat e emërimeve dhe shkarkimeve të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme; shkarkimet e drejtorëve, sipas asaj që është konstatuar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit janë kryer pa procedurat e parapara me ligj, ndërsa emërimet e drejtorëve të rinj, të cilat jo vetëm që nuk kanë plotësuar kushtet dhe kriteret për këto pozita, janë kryer duke mos respektuar procedurat e parapara me ligj”, thonë nga MASH.

Gjithashtu shtojnë se kjo është vetëm një përsëritje e situatës nga viti i kaluar, kur së njëjtës Komunë iu morën kompetencat për arsye të njëjta.

“Këto kompetenca MASH-i ia ktheu Komunës së Gostivarit në momentin kur parregullsitë u eliminuan. Dhe, pas procedurës së kthimit të kompetencave për arsim në Komunë dhe tek kryetari i saj kemi përsëritje të shkeljeve ligjore. Masat e marra nga ana e MASH janë me afate të definuara, brenda të cilave parregullsitë do të eliminohen.

Apelojmë deri te Komuna, kryetari i saj si dhe udhëheqësia e kësaj komune, të mos bëjnë akuza të bazuara vetëm në qëllimet e tyre politike, të mos inkuadrojnë politikën në procesin edukativo-arsimor, për shkak se dëm në këtë situatë u shkaktohet vetëm nxënësve dhe procesit edukativo-arsimor”, thuhet në kumtesën e MASH.

Ndryshe, më 21 shkurt të vitit të kaluar kreut të Komunës së Gostivarit, iu morën kompetencat në arsim, në fushën e emërimit dhe shkarkimit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme, për shkak të siç pati theksuar në atë kohë Ministria e Arsimit nuk është respektuar procedura gjatë shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve, shkelje këto që ishin konstatuar nga Inspektorati i Arsimit, të njëjtat iu kthyen pas 9 muajve. /portalb/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!