MASH: Mësimi për ditët e votimit do të kompensohet gjatë ditëve të punës, jo të shtunave

0
93

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se mësimi për ditët e votimit, 24 prill dhe 8 maj, si dhe 30 nëntori kur u organizua Samiti i OSBE-së në Shkup, do të kompensohen në ditët e punës dhe jo të shtunave.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

“Plotësimi i orëve mësimore të parealizuara do të planifikohet dhe organizohet nga drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve në ditët e javës së punës, në kuadër të orarit gjashtë – orësh të kohës së punës së mësimdhënësve”, thonë mes tjerash nga MASh-i.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5